Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

2017/01/29 at 9:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranë, tronditet kur zbulon tradhtinë e burrit e të dashurën shtatzënë, ja ç’ndodh më pas

Disa nga anëtarët e institucionit të sapo konstituuar të drejtësisë së re, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, posedojnë një pasuri të pazakontë në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Përpos shërbimit në hetuesinë e diktaturës së tre anëtarëve, disa nga anëtarë të tjerë të institucionit më të ri të drejtësisë, kanë deklaruar prona në bregdet të blera me vlerë qesharake, apartamente, biznese, transaksione, makina të shtrenjta etj.


Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, zonja Mirela Fana, bashkëshortja e avokatit të Sali Berishës, Neshat Fana, ka deklaruar dy apartamente, me sipërfaqe 143 m2 dhe 127 m2, ku vetëm njëri ka kushtuar 170 mijë euro. Zonja Fana, ka deklaruar pranë ILDKP se bashkëshorti i saj, Neshat Fana, i cili u shkarkuar nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, ka blerë një livadh në Himarë, me sipërfaqe 2000 m2, për vetëm 600 mijë lekë.

Pyetjes së si mund të blihet një livadh në Himarë për kaq para mund t’i japin përgjigje vetëm institucionet e Vetingut, para të civilëve zonja në fjalë duket të justifikojë pasurinë me dokumentacion ligjor. Zonja ka deklaruar gjithashtu se bashkëshorti i saj, gjatë vitit 2015, ka tërhequr nga një shoqëri tregtare rreth 100 mijë USD.

Në deklaratën e pasurisë nuk jepen arsye për këtë tërheqja, por deklarata nënkupton për aksione në shoqëri tregtare.

Ervin Metalla

Gjyqtari i apelit Ervin Metalla është zgjedhur gjithashtu me short anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Metalla ka qenë pjesë e treshes së gjykatësve, të cilët vrasjet e kryera në 21 Janar nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar “vrasje nga pakujdesia”.

Metalla ka deklaruar dy makina me vlerë 5 500 euro dhe 1 200 000 lekë. Ai thotë se ka zgjidhur kontratën për blerjen e një apartamenti banimi si dhe ka lidhur kontratën me një sipërmarrje tjetër për të blerjen e një apartamenti me vlerë 7 500 000 lekë. Metalla deklaron 1 500 000 lekë gjendje cash, 1 230 609 lekë të ardhura nga paga etj.
Ndërsa Besnik Imeraj, i cili votoi kundra ligjit të Vetingut, deklaron një kredi për blerje banese, 707,123 lekë gjendje në llogarinë e pagës, 399,460 lekë gjendje në llogari dhe 1,180,033 lekë depozitë në emër të vajzës. Po ashtu, Imeraj deklaron 1,874,538 lekë të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese si dhe 1,261,752 lekë të
ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari.

Zëvendësuesit
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli janë zgjedhur me short anëtarë zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për vitin 2015, zonja Altina Xhoxhaj, ka deklaruar pranë ILDKP se nga dhënia me qira të një apartamenti në Tiranë ka fituar 3780 euro.

Po ashtu, Xhoxhaj ka deklaruar një llogari rrjedhëse, plus depozitë dhe kartë krediti, me vlerë 9 mijë USD. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese deklaron pagën 1,874,538 lekë dhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687 lekë. Bashkëjetuesi i saj, Arben Idrizi, ka marrë dy paga nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i
Presidentit, 567,000 lekë. Idrizi deklaron 5,379 USD të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB. Ndërkaq, anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli deklaron pagën e tij, të bashkëshortes dhe dy kredi.

/Shqiptarja.com



Ju sugjerojmë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Para
Maqedonia “ul traun” për perimet shqiptare

Kapet një sasi e madhe droge në port, transportohej me kamion

Apeli i 22 vjeçares që lufton me kancerin: Edhe unë dua të jetoj!

Apeli i 22 vjeçares që lufton me kancerin: Edhe unë dua të jetoj!

Manjani vendos “vijën e kuqe” për pronat

Berisha: Rama do shkarkojë ministrin Manjani?
















TE FUNDIT

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com