Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pasaporta greke që përdorte Arben Frroku në Holandë

2016/04/29 at 8:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja pasaporta greke që përdorte Arben Frroku në Holandë

Zbulohet pasaporta falso që përdorte i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku në Hollandë. Boldnews.al ka siguruar një foto ekskluzive të pasaportës greke e cila mban emrin e shtetasit shqiptar Renato Tsepa, i datëlindjen 15 nëntor 1967. 

Kjo pasaportë është paraqitur nga i dënuari Arben Frroku sapo ai ka hyrë në territorin e Hollandës. Por zyra e emigracionit ka dyshuar se dokumenti i identifikimit është i falsifikuar dhe për këtë arsye ka kryer shoqërimin e të dyshuarit që prej datës 6 mars.

Arrestimi i të shumëkërkuarit Arben Frroku në Holandë, i dënuar përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj është shoqëruar me pikëpyetje të mëdha. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili gjatë një emisioni televiziv deklaroi se Frroku ishte ndaluar në Amsterdam.

Në një shkrim të mëparshëm, Boldnews.al mësoi nga burime diplomatike se pas deklaratave të ish kryeministrit Berisha, kancelaritë e Beneluksit në Tiranë në bashkëpunim me autoritetet holandeze kanë qënë në komunikim të vazhdueshëm me Interpol Tirana në 48 orët e fundit.

Kjo ka sjell konfirmimin se i ndaluari Renato Tsepa ishte i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

Boldnews.al ngriti dyshime gjithashtu se shenjat e gishtërinjëve të të dënuarit Arben Frroku mund të mos kenë qënë në sistemin ndërkombëtar dhe për këtë autoritetet hollandeze kanë vonuar për rreth dy muaj identifikimin e tij.

Në tre vitet e fundit, çdo gjë që ka pasur lidhje me vëllezërit Arben dhe Mark Frroku, ky i fundit deputet deri sa u arrestua si autor i dyshuar i një vrasjeje në Belgjikë, është shoqëruar me polemika të forta lidhur me rolin e Policisë së Shtetit në informacionin për ata.

Boldnews.al

Ju sugjerojmë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Kronikë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

25 Nëntor, 2025 11:19 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

25 Nëntor, 2025 11:07 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

25 Nëntor, 2025 10:55 am
Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
Kronikë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

25 Nëntor, 2025 10:46 am
Studimi/ Gjermania ka shpenzimet më të larta sociale në Europë
Bota

Studimi/ Gjermania ka shpenzimet më të larta sociale në Europë

25 Nëntor, 2025 10:36 am
U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS
Kronikë

U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS

25 Nëntor, 2025 10:27 am
Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…
Aktualitet

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

25 Nëntor, 2025 10:11 am
12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

25 Nëntor, 2025 9:26 am
Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta
Bota

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

25 Nëntor, 2025 9:01 am
9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan
Bota

9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan

25 Nëntor, 2025 8:58 am
Para
Butrint shkon në Greqi për…Eleni Foureira?!

Butrint shkon në Greqi për...Eleni Foureira?!

Zbardhet padia penale e deputetëve të PS ndaj Berishës

Zbardhet padia penale e deputetëve të PS ndaj Berishës

Ky është shqiptari të cilit i bëri “gropën” qeni me emrin “Wincent”

Ky është shqiptari të cilit i bëri “gropën” qeni me emrin “Wincent”

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
25 Nëntor, 2025

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnjë. Paraprakisht raportohet se shënjestër e atentatit...

Lexo më shumë

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
25 Nëntor, 2025

Presidenti francez Emmanuel, Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Nëntor, 2025

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi...

Lexo më shumë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
25 Nëntor, 2025

Deputeti socialist dhe ish-kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi është paraqitur mëngjesin e së martës në ambientet të Strukturës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com