Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja ndryshimet e reja për provimet e Maturës Shtetërore 2019

2018/12/01 at 10:08 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja ndryshimet e reja për provimet e Maturës Shtetërore 2019

Ndryshime të reja janë vendosur të bëhen nga Ministria e Arsimit në lidhje me provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2019.

Sipas udhëzimeve të reja krahas lëndëve të detyrueshme Gjuhë Shqipe – Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj, në lëndet me zgjedhje janë shtuar edhe tri lëndë të reja. Me njohuri të marra kryesisht në shkollat e mesme të muzikës.


Nga moria e alternativave që shkonin deri mbi 20 lëndë, maturantët këtë vit ato do të duhet të zgjedhin nga një numër i reduktuar. Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari e Psikologji, Filozofi e Sociologji, Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike e Histori Baleti.

Ende pa nisur sezoni i provimeve për maturantët e vitit që lamë pas, MAS publikoi udhëzimin e ri për maturën që vjen. Që në muajin shkurt, Ministria përcaktoi numrin e provimeve. Që ndryshe nga vitet e kaluara do të jenë vetëm katër dhe jo pesë. Duke lehtësuar maturantët nga dhënia e një prej provimeve me zgjedhje. Ndërkaq, ato me detyrim do të jenë në fuqi. Testimi i njohurive në provimet e detyruara do të mbështetet vetëm në dijet e marra nga kurrikula bërthamë. Ndërsa për lëndën që maturanti e përzgjedh vetë, MAS nuk mban përgjegjësi nëse e ka kryer apo i është ofruar ajo lëndë në shkollën e tij.

“Provimet e detyruara mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë. Programet orientuese të provimeve të detyruara për të gjithë maturantët/kandidatët të jenë në përshtatje me programet ekzistuese të arsimit të mesëm të lartë. Maturanti/kandidati zgjedh një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse e ka zhvilluar ose jo, apo i është ofruar ose jo ajo lëndë në shkolla”, nënvizohet në udhëzim. Maturantët e vjetër që kanë dhënë dy provime, në njërin prej të cilëve rezultojnë ngelës, nuk do të duhet ta rijapin këtë të fundit. Ndërsa për provimet me detyrim nuk ka diskutim ridhënia në rast se kandidati rezulton jokalues.

Në muajin mars, periudhë kur zakonisht plotësohet formulari A1/A1Z, maturantët do të duhet të caktojnë lëndën që do të japin provim. Duke e zgjedhur nga lista e tabelës përbri shkrimit si dhe gjuhën e huaj: anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Por këtë do të duhet ta bëjnë vetëm maturantët e rinj, jo ata të viteve të kaluara.

“Gjuha e huaj, si provim i detyruar, përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z. Kandidatët e viteve të kaluara (të Maturave Shtetërore 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018) që kanë rezultuar jokalues në provimin D3, duhet ta rijapin këtë provim. Kandidatët e tjerë (të maturave përpara vitit 2014) që aplikojnë me A1Z nuk do ta japin provimin e detyruar D3”.

LISTA E LËNDËVE ME ZGJEDHJE

Kimi
• Fizikë
• Biologji
• Histori
• Gjeografi
• Qytetari dhe Psikologji
• Filozofi dhe Sociologji
• Ekonomi
• Histori baleti
• Histori muzike
• Histori arti

Etiketa: MASHmaturendryshime


Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Para
Tetëdhjetë të zhdukur në Vlorë në 5 vite, çfarë thotë Policia

Tetëdhjetë të zhdukur në Vlorë në 5 vite, çfarë thotë Policia

E fundit/ Një burrë gjendet i mbytur në lumë

E fundit/ Një burrë gjendet i mbytur në lumë

“Mu duke si Eni Çobani”, ja si i përgjigjet Anxhela Peristeri ndjekëses

"Mu duke si Eni Çobani", ja si i përgjigjet Anxhela Peristeri ndjekëses
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com