MOSKE- Një kompani ruse ka filluar prodhimin e veshje antiplumb për të mbrojtur qentë e policisë nga të shtënat apo sulmet terroriste. Jelekët nuk e kufizojnë lirinë e lëvizjes së qenve apo komplikojë kryerjen e detyrave.
Masat vijnë pasi një qen policie u vra në Paris gjatë një kontrolli në Saint-Denis. Sakaq Ministria e Brendshme e Rusisë i ka dhuruar kolegëve të tyre francezë një qenush me emrin Dobrynya për të zëvendësuar Diesel.