Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja lista e lojtarëve që De Biasi ka “humbur” nga kombëtarja për shkak të konflikteve

2017/03/31 at 9:23 AM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Berluskoni vendos: Do ta shes Milanin….

Gianni De Biasi gjatë aventurës së deritanishme te Kombëtarja shqiptare ka djegur komplet një formacion me yje për shkak të arsyeve të ndryshme.


Gianni de Biasi nuk do të mbahet mend vetëm si trajneri që arriti të kualifikonte për herë të parë Shqipërinë në një eveniment të rëndësishëm si Euro 2016, por edhe si tekniku që punoi me dorë të hekurt për të ndërtuar një ekip të fortë për të synuar objektiva madhore.

Ai e mori drejtimin e Kombëtares shqiptare me ide të qarta dhe plan konkret, diçka që në këtë kohë duket se nuk ekziston.

Por, kjo pak rëndësi ka në këtë analizë të bërë për futbollistët që patën një shans nga trajneri, ndërsa sot nuk janë më pjesë e Kombëtares shqiptare. De Biasi fillimisht grumbulloi sa më shumë lojtarë që ishte e mundur duke parë origjinën e tyre dhe shanset që kishin për të luajtur me Shqipërinë, por të tjerë i gjeti aty (Ujkani).

Pasi u jepte një mundësi për të treguar vlerat në fushë, por mbi të gjitha jashtë saj, ai vendoste nëse ata do të ishin pjesë e projekti tapo jo.

Shumë futbollistë ia dolën të mbijetonin edhe me rregullat strikte të trajnerit De Biasi, ndërsa me kalimin e kohës nisën “xixat” e para me mos grumbullimin, mos aktivizimin. I fundit në listë është Taulant Xhaka, i cili bëri me dije se sa të jetë De Biasi në krye të Kombëtares nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve.

I zhgënjyer për faktin që nuk u aktivizua me Italinë, ai braktisi ekipin pa u kthyer në Shqipëri, edhe pse fillimisht nga stafi u mohua kjo gjë.

Mirëpo, Xhaka nuk është i vetmi. “Panorama Sport” sjell një formacion të tërë që është “djegur” siç quhet në gjuhën popullore të futbollit. Disa prej tyre aktualisht janë pjesë e Kosovës dhe historitë e krisjes që patën me trajnerin De Biasi janë të njohura.

Ujkani dhe Meha nuk e kalonin “klasën”, ndërsa Rrahmani, Shala dhe Rashica vendosën të iknin nga Kombëtarja për shkak se nuk morën ftesën për në Europian nga trajneri.

Për arsye disiplinore dhe të pakënaqur nga aktivizimi u larguan Kaçe dhe Xhaka, ndërsa Aliti pati pak shanse dhe nuk u grumbullua më. E njëjta gjë ndodhi edhe me Loret Sadikun dhe Jurgen Gjasulën, ndërsa “bomberi” Hamdi Salihi pati një “luftë” në distancë me De Biazin për faktin se nuk mori një ftesë për të kryer grumbullimin paraprak përpara nisjes në Francë.

Një tjetër lojtar që pa dyshim mund të ishte titullar tek ata që De Biasi nuk i mori në Kombëtare është Donis Avdijaj. Ndryshimi i vetëm është që ai nuk u provua asnjëherë me fanellën kuqezi dhe trajneri po e vononte ftesën për të. Në këtë mënyrë, ai vendosi të luante me Kosovën.

skuadraaaa-470x328_1490940114-2417333 (1)

Përveç 11 lojtarëve të përfshirë në formacionin e bërë nga “Panorama Sport”, të cilët kanë pasur diskutime dhe përplasje me trajnerin De Biasi, ka edhe të tjerë. Dy prej tyre janë Rei Manaj dhe Shkëlzen Gashi. I pari ka pasur një përplasje me teknikun italian në kohën kur ishte tek Interi dhe priste një ftesë për në Kombëtare.

Trajneri tha se Manaj i kishte dërguar mesazhe që ta grumbullonte, ndërsa lojtari e mohoi diçka të tillë. Megjithatë, mes tyre duket se u sheshua gjithçka, por raporti ka qenë gjithmonë problematik. Misterioz është edhe rasti i Gashit në kohët e fundit. Trajneri nuk jep shpjegime specifike pse nuk e grumbullon.

 

Etiketa: De Biasiftubollistkombetarjate humbur


Ju sugjerojmë

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri
Sport

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

12 Qershor, 2025 6:30 pm
Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
Sport

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit

12 Qershor, 2025 6:27 pm
Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…
Sport

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

12 Qershor, 2025 12:22 pm
Barazimi në Riga ndaj Shqipërisë/ Nicolato: I kënaqur me lojën, por jo me pikën
Sport

Barazimi në Riga ndaj Shqipërisë/ Nicolato: I kënaqur me lojën, por jo me pikën

11 Qershor, 2025 12:21 pm
Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Tabela/ Bashkia e Tiranës rrit pagat për punonjësit në prag të zgjedhjeve

Tabela/ Bashkia e Tiranës rrit pagat për punonjësit në prag të zgjedhjeve

Dialog europian për çështjen çame

Aleati i bën thirrje Ramës: Ulu në tryezë me Bashën

Foto/ Rikthehet dyshja Crazy Girl-G Bani me këngë të re

Foto/ Rikthehet dyshja Crazy Girl-G Bani me këngë të re
















TE FUNDIT

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën
12 Qershor, 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake...

Lexo më shumë

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?
12 Qershor, 2025

Raportohet për tensione në rritje përgjatë kufirit midis Armenisë dhe Azerbejxhanit. Banorët e fshatit Khnatsakh në Armeni kanë shprehur shqetësimin...

Lexo më shumë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë
12 Qershor, 2025

Mjekja Aurora Dollenberg në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo në Klan News, foli për linë e mjamunit, një ditë pasi...

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë
12 Qershor, 2025

Do të kishte një të mbijetuar mes 242 pasagjerëve në bordin e aksidentit ajror të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com