Lajme të këqija nëse keni lindur në Tetor. Sipas një studimi të ri, ju jeni më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje, se ata të cilët kanë lindur në muaj të tjerë.
Studiuesit në Universitetin e Kolumbisë në Nju Jork, gjetën prova të mjaftueshme të lidhjes mes muajit të lindjes dhe rrezikut për të formuar sëmundje të ndryshme.
Ata gjetën se njerëzit e lindur në tetor kishin më shumë gjasa që të vuajnë nga një rang i gjerë i sëmundjeve të ndryshme, të tilla si infeksion në gjoks, por foshnjat e lindura në muajin maj dhe gusht kishin shumë më pak gjasa që të vuanin nga sëmundje të ndryshe.