Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat. Basha ka bërë me dije se opozita i jep shansin e fundit Ramës, për përmbushjen e kushteve të tyre. Në të kundërt parlamenti nuk do të funksionojë normalisht.
Në kërkesat që kreu i opozitës ka bërë, është largimi i Armando Prengës, miratimi i ligjit të dekriminalizimit në seancën e së enjtes si dhe largimi i deputëteve Kokëdhima, Leskaj dhe Rakip Suli, në të njëjtën seancë.