Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja kush mund të jetë pasardhëse e kancelares Merkel

2018/12/07 at 5:32 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kush mund të jetë pasardhëse e kancelares Merkel

Annegret Kramp-Karrenbauer është një zonjë me humor. Për shkak se emri dhe dy mbiemrat e saj janë të gjatë, në parti e thërrasin AKK. Kjo shkurtesë tingëllon si një version i ri i kallashnikovit, por në fakt bëhet fjalë për një grua që para së të flasë mendohet mirë e mirë se çfarë dëshiron të thotë. Kur Annegret Kramp-Karrenbauer u bë ministre e punës, çështjeve sociale, familjes, preventivës dhe sportit në Saarland, krahinën më të vogël gjermane në kufi me Francën, ajo tha se kurrë nuk e kishte menduar se titulli i ministrisë që do të drejtonte do të ishte «më i gjatë se emri im». Më 2011 AKK u zgjodh kryeministre e Saarlandit.

Ajo tërë jetën e saj politike e ka kaluar në radhët e Partisë Kristiandemokrate (CDU), partisë që tashmë 18 vjet drejtohet nga Angela Merkel, e cila nga viti 2005 është kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë. Tani bota duhet të mbajë mend emrin e Annegret Kramp-Karrenbauer. Këtë javë Merkel e ka emëruar AKK sekretare të re të përgjithshme të CDU-së dhe mediat tashmë kanë filluar ta quajnë «Mini-Merkel». Natyrisht Merkel ka mohuar se me këtë emërim po e përgatit pasardhësen e saj, por kjo është normale. Asnjë politikane apo politikan i mençur nuk do të shpaloste qëllimet e vërteta në një konferencë për media.


Kur të hënën Merkel e prezantoi AKK si sekretare të re të përgjithshme të CDU-së, ajo dukej shumë e lumtur, saqë tha se Annegret Kramp-Karrenbauer është e para grua në këtë post. Pastaj AKK mori fjalën dhe Merkel ndërhyri menjëherë duke thënë: «Ach, nee» (Ah, jo): Merkel kishte harruar se edhe vetë ka qenë sekretare e përgjithshme e CDU-së. Si sekretare e re e përgjithshme AKK ka shans e mundësi të formulojë politikat e CDU-së dhe kështu të shndërrohet në njërën nga figurat qendrore të partisë dhe një ditë ndoshta princeshë trashëgimtare e Merkelit. Në Saarland Kramp-Karrenbauer ka qeverisur pa bujë, por në mënyrë efikase – dhe në karneval qe bërë e famshme si pastruese e veshur me pardesy, shami dhe fshesë.

Annegret Kramp-Karrenbauer u lind më 9 gusht 1962 në Saarland. Pas anëtarësimit të CDU si 18-vjeçare AKK studioi shkencat politike dhe drejtësinë. Kur karriera e saj në politikë filloi të përparonte burri i saj, një inxhinier minierash, u kujdes për tre djemtë e përbashkët. Në portretet e botuara në gazetat gjermane AKK dhe Merkel përshkruhen si të ngjashme dhe prapëseprapë të ndryshme. Merkel është rritur në diktaturën e Gjermanisë Lindore, AKK në Gjermaninë perëndimore. Megjithatë, që të dyja i bashkon qasja e qetë ndaj problemeve. Merkel e njoftoi Annegret Kramp-Karrenbauer gjatë negociatave për koalicion me socialdemokratët në vitin 2013. Që nga ajo kohë kancelarja ka respekt për mënyrën e politikëbërëjes nga ana e AKK-së. Ajo ka 17 vjet përvojë punë në poste qeveritare, por në provincë, ndërsa tani, me pranimin e funksionit të sekretares së përgjithshme të CDU-së, ajo luan rol në skenën nacionale të politikës.

Gjatë krizës së refugjatëve Kramp-Karrenbauer ishte përkrahëse e Merkelit. Por AKK ishte e qartë sa i përket respektimit të rregullave nga ana e refugjatëve. Në një samit të unionit të grave të CDU-së në janar 2016 ajo tha se sipas raporteve ka burra myslimanë, të cilët në qendra te azilit nuk pranojnë të marrin ushqimin nga gratë. AKK tha se ka dy mënyra për t’iu përgjigjur kësaj sfide: duke marrë parasysh dallimet kulturore të krijohet një radhë e dytë, ku burrat shërbejnë burrat me ushqim. Ose të thuhet: «Atëherë s’ka ushqim». Kramp-Karrenbauer tha se ajo preferonte variantin e dytë./Burimi: dialogplus.ch



Ju sugjerojmë

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
Bota

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

8 Maj, 2025 8:05 pm
Kush është Papa i ri Leo XIV?
Bota

Kush është Papa i ri Leo XIV?

8 Maj, 2025 7:47 pm
Papa i ri është Robert Francis Prevost
Bota

Papa i ri është Robert Francis Prevost

8 Maj, 2025 7:30 pm
Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani
Bota

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

8 Maj, 2025 7:08 pm
Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri
Bota

Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri

8 Maj, 2025 6:13 pm
Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
Bota

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

8 Maj, 2025 5:03 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin

8 Maj, 2025 5:02 pm
VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel
Bota

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel

8 Maj, 2025 4:55 pm
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Bota

Nga uiski tek aeroplanët, BE “hakmerret” ndaj SHBA: Jemi gati për tarifa të reja

8 Maj, 2025 4:47 pm
Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen për mineralet me SHBA-të
Bota

Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen për mineralet me SHBA-të

8 Maj, 2025 3:40 pm
Para
Banorët e Shkozës në protestë, bllokojnë rrugën me kazanë

Flakë dhe tym në Shkozë, banorët bllokojnë rrugën

Veshur në të zeza, Rudina Magjistari shfaqet me bashkeshortin në një event

Veshur në të zeza, Rudina Magjistari shfaqet me bashkeshortin në një event

Klaudia Pepa flet për takimin me Albin dhe Albën

Klaudia Pepa flet për takimin me Albin dhe Albën
















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com