Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja kush janë dy themeluesit e vërtetë të Lidhjes shqiptare të Prizrenit

2020/05/14 at 10:06 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kush janë dy themeluesit e vërtetë të Lidhjes shqiptare të Prizrenit

Nga Aurenc Bebja, Francë


“Le Moniteur Universel” ka botuar, të premten e 13 gushtit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me themeluesit e vërtetë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Lidhja Shqiptare dhe Pallati qeveritar

“Lidhja Shqiptare i detyrohet origjinës së saj dy burrave që zënë sot në kabinet (qeveri) dy postet më të rëndësishme. Abedin Pasha (Abedin pashë Dino ose  Abedin pashë Preveza), ministër i Punëve të Jashtme dhe Hysen Hysni Pasha, ministër i Luftës. Një ambasador më tha së fundmi se kur pa këta dy burra vdekjeprurës të vinin në pushtet, ai ishte dëshpëruar për zgjidhjen paqësore të çështjeve në pritje dhe kishte filluar të frikësohej për ndërlikimet më të rënda.

Dyshimet e tij, pikëpamjet e tij u ushqyen nga marrëdhëniet e ngushta dhe të vazhdueshme të cilat kurrë nuk pushuan së ekzistuari mes pallatit perandorak dhe drejtuesve të Lidhjes, marrëdhënie që u mbajtën të fshehta sa më shumë që qe e mundur, por që nuk u shpëtuan asnjë diplomati largpamës.

Anëtarët e familjes së Abedin Pashës kanë qenë, që nga ardhja e këtij të fundit në pushtet, ndërmjetës të zgjedhur natyrshëm për të bërë të ditur qëllimet, për të kryer udhëzimet sekrete nga pallati tek drejtuesit e Lidhjes Shqiptare.

Babai i Abedin Pashës, lbrahim Aga, vëllai i tij Vesel beu, një vëlla tjetër, emri i të cilit më shpëton, kunati i tij Qazim Beu, u panë disa herë në anijet e Lloyd-it, duke shkuar nga Preveza në Stamboll dhe nga Stambolli në Prevezë. Në këtë qytet jeton nëna e Abedin Pashës, shtëpia e të cilës është bërë vend takimi për pjesëtarët më të rëndësishëm në Epir dhe në Shqipërinë e Epërme të Lidhjes.

Kjo shqiptare patriote ka marrë më parë dhe me siguri akoma merr letrat dhe komunikimet, si nga pallati ashtu edhe nga Porta, të dërguara për pjesëtarët e Lidhjes. Pa dyshim që ajo i komenton dhe i shpërndan ato sipas udhëzimeve gojore që i vijnë prej Stambolli nga burri, djemtë ose dhëndri i saj.

Ky i fundit, Qazim Beu, është një puro shqiptar nga Gjirokastra, i cili ishte zëvendës i ministrit të policisë për disa vjet. Ky i fundit kurrë nuk pati ndoshta ndihmës më energjik, dhe pretendohet se brenda një dite, Qazimi i tmerrshëm bëri që të zhdukeshin rreth 200 fetarë (softas), të cilët kishin guxuar të protestonin me zë të lartë kundër ministrit të Luftës, Redif Pasha.

I shkarkuar më vonë pas komplotit të Ali Suavi-t, ai u rikthye me sukses, pas mbërritjes së kunatit të tij Abedin Pasha në pushtet, dhe që prej disa kohësh, ai është guvernator i qytetit dhe rrethit të Gjirokastrës, nga ku është thërritur shpesh në Stamboll “për punët e Lidhjes”.

Të premten e kaluar, ai u largua këtu me 20.000 lira turke në të holla, dhe 10.000 lira prej letrash krediti, të gjitha për të plotësuar armatimin dhe pajisjen e pjesëtarëve të Lidhjes. Kështu përgatitet Porta për të zbatuar vendimin e konferencës së Berlinit.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-moniteur-universel-1880-ja-kush-jane-dy-themeluesit-e-vertete-te-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit/



Ju sugjerojmë

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë
Aktualitet

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë

13 Qershor, 2026 11:39 am
Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Para
Grabitën marokenin, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Vëllezërit sherr për pronën, përfshihen edhe djemtë por ndërhyn policia

Sherr në paraburgimin e Vlorës, rrihen edhe gardianët (Emrat)

Sherr në paraburgimin e Vlorës, rrihen edhe gardianët (Emrat)

E paditi Rama për shpifje, Gjykata jep dënimin për Jorida Tabakun

Heqja e TVSH për jahtet sot në Kuvend,Tabaku: I lehtësohet jeta oligarkëve
















TE FUNDIT

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë
13 Qershor, 2026

Tensione janë regjistruar sot në protestën e Rrjollit në Velipojë. Banorët janë përplasur me policinë në vendin ku po ndërtohet...

Lexo më shumë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
13 Qershor, 2026

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë bërë...

Lexo më shumë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}