Mimi Kodheli është një nga politikanet e spikatura në Partinë Socialiste, që gjithnjë e ka mbajtur jetën e saj private larg mediave. Vetëm përpara disa kohësh ajo ka publikuar një foto me djalin e saj, i cili duket se është edhe pika e dobët e Ministres së Mbrojtjes. Por një mashkull tjetër i rëndësishëm në jetën e saj është edhe bashkëshorti të cilin ajo nuk e ka shfaqur publikisht, madje është e vështirë të gjesh një foto të të dyve bashke. Ai quhet Lekë, djali i piktorit të njohur Kel Kodheli. Ata janë njohur kur ajo ishte 22 vjeçe dhe kanë bashkë 31 vjet. Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë djali, Mikeli, 27 vjeç. /opinion.al