Ditën e djeshme një aksident tragjik në aksin rrugor Kavajë-Lushnje i ka marrë jetën 23 vjeçares, Jonisa Toromani, ndërsa është plagosur motra e saj, 20 vjeç. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Alvi Rrasa, 25 vjeç.
Jonisa ishte studente në vitin e pestë të fakultetit të mjekësisë.
Ja mesazhi ngushëllues i UMT-së:
Të dashur studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,
Me hidhërim të thellë, Ju njoftojmë se studentja e vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë, zj. Jonisa Toromani, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
Përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË