Enriges Kavalli, 19 vjeç është personi që kreu një akt të rëndë në Avexano të Italisë. I riu me probleme të çrregullimit mendor ka rrëmbyer dhe përdhunuar dy infermiere në qendrën ku po trajtohej.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i sëmurë mendor nuk ishte person i panjohur, pasi kishte pasur edhe precedentë të mëparshëm. Njëra nga infermieret ka treguar për policinë se është dhunuar fizikisht, është lidhur nga i riu shqiptar dhe më pas është përdhunuar, jashtë qendrës, në një zonë periferike, ku nuk kishte njerez. Përdhunimi ndodhi brenda në makinë, tha ajo.