Është i dashuruar pas kuajve dhe futbollit në veçanti. Për këtë, veç Manchester Cityt ka edhe tre skuadra të tjera: Nju Jork City, Melbourne City e Yokohama Marinos.
Jahti i tij është i pesti më i në botë. I gjatë sa një fushë futbolli, me një kinema, një pistë uljeje për helikopterët dhe që modifikimi i tij ka kushtuar mbi 400 milionë euro.
Ky është Mansour bin Zayed Al Nahyan, 45 vjeç, sheiku i Abu Dhabi pronari i ‘Citizens’, njëri nga personat më të pasur në botë.
Bizneset e tij janë farmaceutika, aviacioni, metalet, transportet, turizmi dhe shumë të tjera. Ai është padyshim njëri nga biznesmenët më të pasur ne botë.