Mirosh Djaloshi, ishkryeplaku i fshatit Shkallë në Manzë të Durrësit, u gjet i vrarë në rrethana të paqarta mëngjesin e ditës së sotme.
Policia e Durrësit po punon ende për zbardhjen e ngjarjes që solli vdekjen e 54vjeçarit, por dyshimet e para rëndojnë mbi familjarët e tij.
Këto dyshime vijnë pas dëshmive kontradiktore të të afërmve të ishkryeplakut.
Policia bën të ditur se Djaloshi u gjet me disa goditje çekiçi në kokë në oborrin e banesës së tij.