Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja kur do të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin

2018/06/27 at 6:49 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kur do të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë rënë dakord mbi vendin dhe kohën e një samiti mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Lajmi bëhet i ditur nga një zyrtar rus këtë të mërkurë, pas bisedimeve të mbajtura në Moskë mes presidentit Putin dhe këshilltarit të Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Detajet e këtij takimi të shumëpritur do të njoftohen të enjten, tha më tej këshilltari i Kremlinit për Politikën e Jashtme, Yuri Ushakov, për reporterët e pranishëm. Takimi pritet të zhvillohet nga mesi i muajit të korrikut, kur Trumpi do të jetë në Europë për vizitat e tij të planifikuara më herët në Belgjikë dhe Britani. Takimi mes Putinit dhe Trumpit do të zhvillohet në një “vend të tretë”, shpjegon më tej Ushakov.

Më herët gjatë së mërkurës, Putini priti ngrohtësisht Boltonin në një tryezë të gjerë ovale në Kremlin, në një sallë të zbukuruar nga statujat e carëve rusë.

Putini hapi takimin duke përsëritur kundërshtinë e tij të shpeshtë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në një gjendje mjerane, kryesisht për shkak të mjedisit të brendshëm politik në SHBA.

“Vizita juaj këtu në Moskë frymëzon shpresën se ne do të mund të ndërmarrim hapat e para për të rikthyer marrëdhëniet e plota mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Putin. “Rusia nuk ka kërkuar kurrë të konfrontohet dhe shpresoj që sot të mund të bisedojmë se çfarë mund të bëjmë nga të dyja palët, në mënyrë që të rivendosim marrëdhëniet e përbashkëta mbi bazat e barazisë dhe respektit reciprok ndaj interesave të të dyja vendeve”.

Boltoni iu kthye duke thënë se shpresonte që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të mund të gjejnë “fushat e duhura ku mund të bien dakord dhe të shënojnë progres”.

Boltoni shkoi në Moskë pikërisht përpara takimit të pritshëm mes Putinit dhe Trumpit. Ai u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në takimin me Putinin u bashkuan edhe Lavrov, Ushakov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders konfirmoi përmes “Twitter”-it se takimi do të diskutonte rreth një samiti të mundshëm.

Etiketa: Putintakimitrump

Ju sugjerojmë

Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike, ia dëbon ambasadorin
Bota

Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike, ia dëbon ambasadorin

26 Gusht, 2025 10:51 am
Laç/ Në kërkim për trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Laç/ Në kërkim për trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari

26 Gusht, 2025 10:32 am
Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin.Operimi në janar 2027
Aktualitet

Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin.Operimi në janar 2027

26 Gusht, 2025 10:25 am
Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelenski
Bota

Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelenski

26 Gusht, 2025 9:48 am
Seanca e konfirmimit në Senat për të emëruarin e zotit Trump për Sekretar Shteti
Bota

Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë

26 Gusht, 2025 9:29 am
Në prag të krizës së radhës, kush mund ta qeverisë Francën?
Bota

Në prag të krizës së radhës, kush mund ta qeverisë Francën?

26 Gusht, 2025 8:40 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Moti për ditën e sotme, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:12 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

25 Gusht, 2025 10:26 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

25 Gusht, 2025 9:53 pm
Para
Gary Lineker ndryshon shprehjen e famshme: Gjermanët nuk mund të fitojnë gjithmonë

Gary Lineker ndryshon shprehjen e famshme: Gjermanët nuk mund të fitojnë gjithmonë

Shqipëria dhe Maqedonia fillojnë bisedimet në fund të 2019

Shqipëria dhe Maqedonia fillojnë bisedimet në fund të 2019

Lojtari i Meksikës merr kartonin më të shpejtë në historinë e Botërorit

Lojtari i Meksikës merr kartonin më të shpejtë në historinë e Botërorit

TE FUNDIT

Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike, ia dëbon ambasadorin

Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike, ia dëbon ambasadorin
26 Gusht, 2025

Australia e ka akuzuar të martën Iranin për kryerjen e dy sulmeve antisemitike me zjarrvënie në dy qytete të vendit,...

Lexo më shumë

Laç/ Në kërkim për trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari

Laç/ Në kërkim për trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari
26 Gusht, 2025

Policia e Lezhës ka arrestuar në Laç një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për përfshirje në trafikimin e armëve të...

Lexo më shumë

Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin.Operimi në janar 2027

Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin.Operimi në janar 2027
26 Gusht, 2025

Ndërtimi për parkun fotovoltaik të Spitallës pritet që të nisë këtë vit dhe nëse punimet ecin siç duhet vënia në...

Lexo më shumë

Kosovë/ Deputetët mblidhen sot për një përpjekje të re për konstituuimin e Kuvendit

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
26 Gusht, 2025

Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për ta zgjedhin kryeparlamentarin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com