Rajoni

Ja kur do të mbahet seanca ndaj Thaçit në gjykatën Speciale në Hagë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 11/11/20 |
Opi Nion

Seanca e radhës e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë do të jetë më 18 nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga Dhomat e Specializuara, ndërsa në kalendarin e tyre, kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes. Senanca do të fillojë nga ora 11:00.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku deklaroi se është i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kreun  e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

Pas