Aktualitet

Ja kur do të jepet vendimi për Tahirin


               Publikuar në : 16:44 - 10/09/19 |
geliano fataj

Më 19 Shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi këtë të martë që të dënohet me 12 vite burgim.

Në përfundim të seancës maratonë tek Krimet e Rënda, duke folur për gazetarët, Tahiri theksoi se më datë 19 Shtator pret vetëm drejtësi dhe liri.

E mirëpres datën 19 që gjykata të japë vendimin. E shoh të pamundur të mendoj çdo gjë tjetër përveç se të marr drejtësinë që më takon. Këtu ka deputetë, ish-Kryeministra, ish-ministra që janë përballur me akuza nga më të rëndat që nuk kanë pezulluar aktivitetin e tyre politik dhe nuk kanë shkuar as në prokurori. Mua më intereson drejtësia bashkë me lirinë. Unë dua të jem i lirë, të kem gojë për të folur. Dhe do jem”.

Ish ministri ka preferuar të mbrohet vetë në seancë dhe ka shpjeguar pozicionin e tij për akuzat. Ai ka hedhur poshtë akuzat se në kohën kur ishte ministër u kishte dhënë mbështetje Habilajve, të dënuar tashmë në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Tahiri ka thënë se Habilajt janë proceduar tre herë kur ai ishte ministër dhe ka paraqitur shkresat zyrtare si provë.

Më tej ish-ministri ka thënë se i janë sekuestruar aparatet celularë dhe nga këqyrja ka rezultuar zero komunikim i tij me Habilajt. Ish-ministri ka thënë se procesi ndaj tij është i montuar që nga fillimi.

Tahiri ka sqaruar edhe përgjimin e një prej Habilajve që pretendonte se ishte me shefin e madh në 11 nëntor 2013.

Në atë datë, tha Tahiri, kam qenë në Bruksel për çështje të integrimit të vendit. Ndërsa një ditë më vonë, Tahiri ka thënë se ka patur disa takime në zyrë me funksionarë shtetërorë si dhe një dalje për mediat, për rastin e të arratisurve nga burgu i Drenovës./ Opinion.al

Pas