Një banor në Long Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar vendin ku Mbreti Ahmet Zogu I, thuhet se ka fshehur pasurinë e tij në rezidencën e quajtur Knollwood. Ky banor nuk kishte ide se kush ishte Ahmet Zogu, por pas hulumtimeve të shumta, ai e kuptoi se dikur ishte lider i Shqipërisë. Kureshtja e tij për këtë vend, çoi atë në rrënojat e këtij pallati që u ndërtua në mes të viteve 1906 – 1920.
Rrugëtimin e tij, ai e ka publikuar në faqen scoutingny.com.