“Me qetësi dhe dashuri”. Eshtë kjo një shprehje e famshme tashmë e kreut të LSI, Ilir Meta, e kthyer madje në slogan.
Por duket se për shprehje të tilla, Meta ka një këshilltar special.
Në Off Record të publikuar nga emisioni “Opinion”, gjatë publicitetit, Meta mori një telefonatë, dhe telefonuesja e këshilloi ta merrte me qetësi, debatin me gazetarin Fevziu. Dhe duket se kjo këshilltare, ishte pikërisht vajza e tij e vogël.