Zbokthi i flokëve është jo vetëm i sikletshëm por edhe jo estetik për femrat veçanërisht. Një pjesë e madhe e njerëzve e vuajnë shpesh zbokthin teksa përpiqen të gjejnë medikamente farmaceutike për të kuruar lëkurën e tyre.
Ama shpesh, më të efektshme se sa medikamentet e tilla rezultojnë kurat natyrale.
Kjo që ju prezantojmë është njëra prej tyre:
Me përbërje kryesore kosin dhe piperin e zi, kjo maskë do ta zhdukë menjëherë zbokthin.
Kosi përmban bakterie të “dobishme” që ndihmojnë në rregullimin e infeksioneve në gjithë trupin.
Përbërësit janë: dy lugë piper dhe një gotë kos.
Përziejini dhe aplikojeni në lëkurën e kokës. Mmbajeni maskën për një orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të ngrohtë.