Per shumicen e mediave dhe gazetareve kjo eshte fotoja me e famshme e shekullit te XX. Eshte shkrepur mesditen perveluese te 5 Qeshorit 1989 ne Sheshin Tien Am Men ne Pekin te Kines. Ate dite tanket e Republikes Popullore te Kines shtypen rebelimin 15 ditor te studenteve te Universitetit te Pekinit qe kerkonin demokraci dhe qe kishin pushtuar sheshin. Ndersa tanket po hynin ne shesh, nje djale i ri i bllokoi rrugen me trup dhe ndaloi marrshimin e tyre. Pamja u fotografua dhe u filmua nga mediat me te medha boterore, ne distance, nga dritaret e Hotel Pekinit.
Fotoha beri xhiron e botes, por emri dhe e ardhmja e djalit mbetet ende anonime. U tha se ai ishte 19 vjecari Wang Welin, por Republika e Kines pergenjeshtroi qe te kishte nje personazh me nje emer te tille ne Pekin. As e ardhmja e djalit nuk dihet. Pavaresisht kesaj, si shume histori te ngjashme, ai sherbeu per ti dhene kurajo heronjve kudo ne bote. Ne vijim eshte edhe filmimi i CNN mjaft i rralle qe rrefen se cfare beri djali.