Janë publikuar fotot nga vendi i ngjarjes, ku biznesmeni libanez Faad Mitri u rrah ditën e sotme në një aksident të improvizuar në kryqëzimin e Laknasit.
Këto janë fotot e publikuara nga “Java News”. Në to shihet biznesmeni i ndërtimit i shtrirë përtokë dhe që merr ndihmën e parë nga mjekët. Kështu, siç raporton ky portal, biznesmenit i është dhënë një ultimatum: “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”. Bëhet fjalë për ndërtimet që ai po kryen te Gjiri i Lalzit në Durrës.
Po kështu, “Panorama” raportoi më herët se ndaj biznesmenit aksidenti dhe rrahja kanë qenë të qëllimshme. Personat e paidentifikuar e kanë përplasur me qëllim për ta ndaluar teksa ia lëvizte me makinë dhe më pas e kanë rrahur