Partia Demokratike i kërkoi Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta kërkesën për të mbledhur në seancën e së enjtes aktet nënligjiore për ligjin e dekriminallzimit. Afati dymujor për miratimin e tyre është në skadim dhe grupi parlanentar demokrat sheh një përpjekje të mazhorancës për ta zvarritur këtë proces, ndërsa aktet normative janë gati. PD kërkon mbledhjen e menjëhershëm të Këshillit të Mandateve, sipas marrëveshjes së mëparshme.
ABC Neës ka siguruar edhe formularin e vetëdeklarimit të të zgjedhurve dhe të emëruarve apo atyre që aspirojnë pozicione në Kuvend dhe qeverisje, po ashtu edhe kërkesën me të cilën një kryetar partie mund t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e personave të caktuar.