Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja djemtë e showbiz-it që kanë pasur të njëjtën të dashur

2018/02/28 at 6:35 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja djemtë e showbiz-it që kanë pasur të njëjtën të dashur

Ashtu si në gjithë botën, edhe në Shqipëri personazhet e famshëm përgjithësisht përfundojnë të kenë lidhje dashurie me të tjerë personazhe të njohur, të cilët mund t’u kuptojnë mënyrën e jetesës.


Por duke pasur një rreth relativisht të vogël VIP-ash, është e natyrshme që një personazh të ketë histori me dy ose edhe më shumë VIP-a të tjerë (në periudha të ndryshme, por ku i dihet, ndoshta edhe njëkohësisht).

Në shumicën e rasteve, një gjë e tillë kalohet në heshtje, por nuk kanë munguar edhe rastet kur kalimi nga njëri tek tjetri është shoqëruar me konflikte madje edhe fizike. Ja cilët janë djemtë e shoëbiz-it që kanë pasur histori me të njëjtat vajza VIP.

Krenar Çoçaj Dafina Zeqiri Ledri Vula

Një prej historive më të bujshme të showbiz-it shqiptar. Pas një lidhjeje të gjatë me biznesmenin Krenar Çoçaj, këngëtarja Dafina Zeqiri ndahet prej tij për t’u lidhur më pas me reperin Ledri Vula. Kjo duket se nuk  erdhi aspak për shtat Krenarit i cili së bashku me miqtë e tij, sulmuan Ledrin duke i shkaktuar atij plagë për shkak të goditjeve me levë. Çështja përfundoi në gjykatë ku Çoçaj dhe miku i tij Gazmend Mirena u shpallën fajtorë dhe duhej t’i paguanin një dëmshpërblim reperit.

Stine Ronela Hajati Young Zerka

Një lidhje fare e shkurtër ajo mes Stines dhe Ronela Hajatit, por që mesa duket ka përfunduar keqazi, pasi siç u tha asokohe, dyshja ndaloi tërësisht së komunikuari. Megjithatë, pas disa vitesh, Ronela ka nisur një tjetër histori me një artist të njohur dhe ai është Young Zerka, ndonëse ata deri më tani nuk e kanë pranuar publikisht se janë bashkë.

Bekim Balaj Elita Rudi Gjiko

Nëpërmjet detajeve në rrjetet sociale, ata thuajse e pranuan se ishin bashkë. Por lidhja mes futbollistit Bekim Balaj dhe moderatores Elita Rudi përfundoi përpara se të konfirmohej. Pas Bekimit, Rudi ka përfunduar në krahët e reperit Gjiko dhe dyshja duket se po jeton një histori të bukur dashurie.

Ledri Vula Angela Martini Fatmir Hysenbelliun

Me anë të skenave të nxehta në klipin “100 probleme”, Ledri Vula dhe modelja Angela Martini thuajse e konfirmuan lidhjen e tyre publikisht. Por zjarri mes tyre u shua shpejt dhe pas kësaj marrëdhënieje të shkurtër, Martini u përfol për një lidhje me Fatmir Hysenbelliun. Asokohe lidhja e tyre u komentua si shkak për ndarjen e Hysenbelliut nga e dashura e hershme Anxhelin aHadërgjonaj, megjithatë, kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë. Gjithësesi, as lidhja me Hysenbelliun nuk zgjati për Angela-n, e cila prej disa muajsh ka lidhur kurorë me një milioner rumun.

Adrian Gaxha Luana Vjollca Krenar Çoçaj

Asokohe Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca kanë qenë çifti më i famshëm i showbiz-it shqiptar dhe të gjithë ishin në pritje të hapit të radhës. Por lidhja mes tyre, ndonëse dukej mjaft serioze, përfundoi për arsye të paditura. Pas Adrianit, Vjollca u përfol për një lidhje me biznesmenin Kreshnik Kasneci dhe tashmë, ajo është në një lidhje gati 2-vjeçare me biznesmenin Krenar Çoçaj. Dyshja ende nuk e ka pranuar lidhjen, por përflitet se verën e ardhshme ata mund të lidhin kurorë.

Cozman Tuna Noizy

Ky trekëndësh ka qenë padyshim një prej më të sikletshmëve të showbiz-it shqiptar. Në 2016-ën, Tuna ishte ende në një lidhje me reperin Cozman, kur në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në muajin prill, reperi Noizy ka pohuar se ka pasur marrëdhënie me Tunën, ndonëse jo diçka serioze. Pak kohë më vonë, mediat pushtohen nga lajmi i ndarjes së çiftit të famshëm dhe në shtator, Noizy dhe Cozman përfshihen në një përleshje të armatosur në Prishtinë, ku Noizy mbeti i plagosur.

Getoar Selimi Liberta Spahiu Flori Mumajesi

Ndonëse në kohën që ishin bashkë ata nuk e pranuan kurrë një gjë të tillë, lidhjen e tyre e ka konfirmuar pas ndarjes vetë Liberta Spahiu, e cila ka pohuar se një shkak për ndarjen nga reperi Getoar Selimi ka qenë xhelozia. Por tashmë, moderatorja e njohur është në krahët e një tjetër artisti të famshëm. Bëhet fjalë për Flori Mumajesin, lidhjen me të cilin Liberta ende nuk e ka pranuar publikisht./xing.al



Ju sugjerojmë

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
Para
Ndërrojnë jetë 24 persona nga i ftohti në Evropë

Ndërrojnë jetë 24 persona nga i ftohti në Evropë

Fjalët prekëse të Aurela Gaçes në ditëlindjen e Dr.Florit

Fjalët prekëse të Aurela Gaçes në ditëlindjen e Dr.Florit

614 kg kokainë në Maminas, reagon Vlahutin dhe Lu

614 kg kokainë në Maminas, reagon Vlahutin dhe Lu

Please login to join discussion















TE FUNDIT

4 Tetor, 2025

Të paktën dy dronë u konstatuan nga policia në zonën e aeroportit të Mynihut, i cili u mbyll si masë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Tetor, 2025

Parashikimi i motit për vendin tonë sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. E Shtunë 04 Tetor 2025 Shkodër 8...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Tetor, 2025

Dashi Motivimi dhe energjia shtesë që kishe në fillim të javës ka nisur të zbehet. Ajo që më parë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com