Ato nuk janë vetëm të famshme, por në të njëjtën kohë edhe shumë të guximshme. Bazaar ka publikuar listen e grave më të guximshme për vitin 2015 emrin e të cilave e mësojmë bashkë:
Megyn Kelly
Kur e pyetën spikeren e lajmeve të “Fox”, Meynn Kelly a ka rrezikuar ndonjeherë në jetë, ajo u përgjigj se ka marrë shumë risqe dhe e ka ndjerë se do ia dilte mbanë.”Të heqësh dorë nga nga puna si avokate e njohur, për të ndjekur pasionin e televizionit mund të konsiderohet si një nga aventurat më të mëdha, për spikeren e lajmeve Megyn Kelly. “Ti mund të jesh shumë e aftë në një profesion, por kur ai s’të bën të lumtur atëherë është kot”, ka thënë Kelly.
Julianne Moore dhe Ellen Page
Aktoret Julianne Moore dhe Ellen Page kanë intepretuar sëbashku në filmin “Freeheld”, rolin e një çifti femrash lezbike. “ Kur isha 21 vjeç mu dha traileri i filmit, i thashë e përlotur “po”, sepse isha shumë e lidhur me këtë rol edhe për shkak të prirjeve të mia në jetën private”, ka thënë Ellen.
Monica Lewinsky
Për aktivisten e të drejtave sociale, Monica Leëinsky janë të guximshëm ata njerëz që thonë të vërtetat e tyre dhe që përballen me drejtësinë. Historia e saj e ish Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, e bëri Monicën pjesë të mediave rozë dhe sigurisht që kjo e trishtoi shumë edhe nënën e saj dhe frikësoi deri në vdekje tregon Monika.
Kate McKinnon
Për komedianen Kate Mc Kinnon guxim janë padyshim rolet e saj në skenë, por një moment shumë i guximshëm për të ka qenë një biopsi që ajo ka bërë për skalpin e kokës, por gjithashtu edhe një udhëtim që ajo kishte bërë me motorin e saj e vetme, teksa binte në stuhi shiu në Aruba.
Nikki Haley
Një ndër gratë që tregon eksperiencën e saj të guximshme është edhe guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Sipas saj guxim është jo vetëm vizioni i qartë që njerëzit të të ndjekin, por edhe vendimet që një politikan merr duhet më pas të ketë aftësinë t’ua komunikojë njerëzve.
Jemimma Kirke
Piktorja Jemima Kirke thotë se guxim është kur një grua nuk e lejon shoqërinë të mendoj si ata, kur nuk jep llogari për sjelljet e saj, kur nuk pyet si të dashurojë, si të sillet apo edhe si të jetë e suksesshme.