Duket se gazi lotsjellës që ka hyrë në Kuvendin e Kosovës dhe që u tha se ishte fshehur në trupin e deputetes Albulena Hxhiu ka qenë fshehur në organin e saj gjenital. Lajmin e jep gazeta Express, e cila i referohet pamjeve origjinale të marra nga QKUK, e që sipas kësaj gazete i japin fund enigmës së futjes së gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse në fundjavë lajmi i përhapur u mohua, duke qenë se pamjet për të cilat pretendohej se tregonin bombulën në trupin e deputetes qëlluan të pavërteta. Por këtë radhë Express, sjell nga spitali i Prishtinës pamje të rentgenit të deputetes Haxhiu. Aty shihet një bombolë e gazit lotsjellës, sic shihet edhe emri i deputetes mbi fotografim.
“Ka qenë një ditë mjaft e rëndë”, tregon një mjek nga QKUK, i pranishëm në momentin e shtrimit të deputetit në spital.
“Pacientja e traumatizuar dhe e frikësuar. Ndërsa brenda sallës po shtyheshin policët dhe familjarët”, tregon ky mjek i pranishëm.
“Mjekët u kanë thënë familjarëve që nëse nuk besonin atëherë mund edhe të largoheshin bashkë me pacientin”, tha mjeku duke treguar se u ishte sosur durimi.
“E vërteta është se brenda trupit të deputetes është gjetur një objekt”.
Në këtë mënyrë duket se përfundon edhe enigma e futjes se gazit lotsjellës. Ajo, sipas të gjitha gjasave, është bërë përmes femrave deputete, pohon Express.