Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja deputetët e PS-së, që mbështesin Blushin

2016/02/21 at 8:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Blushi: Unë sehirxhi, po Rama është grabitës!

Shtohen zrat në Partinë Socialiste që kërkojnë zbatimin e statutit të partisë, njësoj siç ka kërkuar fillimisht deputeti Ben Blushi. Së fundi janë personalitete të njohura të kësaj partie që kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Komisionit të Garancive Statuore të interpretojë shkeljet e statutit të PS-së.

Në listë janë emra si Mimoza Hafizi, Rexhep Meidani, Ndre Legisi, Petrit Ago, Marko Bello, Arta Dade, Suzana Hakrama, Tritan Kalo, Mark Nikolli, Namik Kopliku e Ben Blushi. Më poshtë kërkesa e plotë e këtij grupi drejtuar Alket Hysenit, kreut të Komisionit të Garancive Statuore.

KËRKESË

Objekti:         Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive

                       Statutore të shkeljeve të konstatuara të Statutit të PS

Baza Ligjore:   Neni 32 i Statutit të Partisë Socilalite

Drejtuar:           Z. Alket HYSENI


                           Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore PS

Duke qenë se, bazuar në nenin 5 të Statutit të PS, Statuti i PS është dokumenti bazë mbi të cilin organizohet dhe funksionon PS, dhe si i tillë, ai jo vetëm sintetizon mendimin e përbashkët të anëtarëve dhe përkrahësve të PS, por edhe rregullon marrëdhënien e çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj;

Duke qene se, dhënia e një kuptimi të ndryshëmnormave statutore, tej dhe jashtë kuptimit të termave të përdorura, krijon jo vetëm pasiguri juridike si pasojë e paqartësisë në zbatimin e tyre, por edhe përbën një rrezik për cënimin e marrëdhënies së çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj, çka minon zgjerimin e ndikimit të saj në shtesat e gjera të popullsisë;

Duke qenë se, interpretimi i çdo norme statutore, është dhënia e kuptimit të saktë dhe të drejtë të termave të përdorura prej saj, dhe jo edhe krijimi i normave të reja;

Duke qenë se çdo normë statutore duhet të interpretohet në mënyrë të tillë që të jetë e pajtueshme me parimet demokratike, frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në nenin 9 pika 1 të saj, i cili parashikon se: “organizimi i partive politike  duhet të përputhet me parimet demokratike”, si dhe ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike”, (i ndryshuar) në nenin 7 gërma ‘a” të tij, i cili parashikon se:“organizimi i brendshëm i partive politike nuk është në kundërshtim me parimet demokratike dhe, veçanërisht, me parimet vijuese: ndërtimi nga poshtë lart i partisë, zgjedhjet e brendshme demokratike për forumet e partisë, e drejta e shprehjes së mendimit nga çdo anëtar, liria e hyrjes dhe e daljes së tyre nga partia, e drejta e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur”;

Duke qenë se, mosrespektimi i normave statutore në lidhje me mandatin e organeve të brendshme qëndrore dhe lokale të PS, sjell si pasojë vënien në diskutim të legjitimitetit për ushtrimin e funksioneve të tyre, bazuar në Statutin e PS, ligjin  nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” si dhe në parimin demokratik që të gjitha organet që zgjidhen nuk kanë dhe nuk gëzojnë një legjitimitet të përjetshëm, apo të papërcaktuar në kohë, por përkundrazi kanë dhe gëzojnë një legjitimitet të përkohshëm, të përcaktuar në kohë, i cili rifitohet dhe rinovohet periodikisht nëpërmjet mekanizmit demokratik të zgjedhjeve të këtyre organeve;

Duke qenë se, bazuar në nenin 32 të Statutit të Partisë Socialiste, Komisioni i Garancive Statutore është struktura përgjegjëse, i cili vendos për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe interpretimin e Statutit të Partisë, të vendimeve dhe rregulloreve të forumeve qëndrore të Partisë;

Si anëtarë të Partisë Socialiste,kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive Statutore, për shkeljet e konstatuara të Statutit të PS.

Konkretisht:

Për shkak se, që prej vitit 2013, Kryesia e PS  nuk ka funksionuar si strukturë kolegjiale, sepse nuk rezulton të jetë thirrur nga Kryetari i Partisë sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma “d” të Statutit;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 3 pika 1 të Statutit të PS që sanksionin parimin e kolegjialitetit, në lidhje me drejtimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Kryesisë së  PS, që prej vitit 2013, e deri në ditën e kësaj kërkese.

Për shkak se, që prej datës kur duhej të mbahej Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, strukturave qëndrore dhe lokale të organizimit të brendshëm të PS iu ka mbaruar mandati, çka bien jo vetëm në kundërshtim me një sërë nenesh të Statutit  të PS, por edhe ka cënuar parimet demokratike të ndërtimit nga poshtë lart të partisë, zgjedhjeve të brendshme demokratike për forumet e partisë, si dhe të drejtën e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, në organet drejtuese të partisë;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 4 pika 6, dhe të nenit 8 pika 3, të Statutit të PS, në mënyrë që të respektohet dhe garantohet e drejta kushtetuese, ligjore dhe statutore e çdo anëtari të PS, për të zgjedhur, e për t’u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë, përmes një procesi konkurimi transparent dhe të bazuar në kritere të njohura.

Për shkak se, në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore janë përdorur simbole dhe stemë e ndryshme nga ajo e parashikuar në Statutin e PS;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 6 pikat 1, 2, 3, e 6 të Statutit të PS mbi simbolin, stemën,  flamurin e PS dhe përdorimin e tyre, në lidhje me fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore.

Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i kryetarëve të partisë në bashki ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për kryetar të partisë në bashki janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të tyre nga 4 në 5 vjet;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 17 pikat 1 e 13, të Statutit të PS mbi kufizimin kohor të mandatit kryetarit të partisë në bashki si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tyre, përtej këtij mandati. 

Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i Kongresit Zgjedhor të PS ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për këtë organ më të lartë vendimarrës të PS janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të delegatëve të tij nga 4 në 5 vjet;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 24 pikat 1 e 2, dhe e nenit 25 pika 5 të Statutit të PS mbi kufizimin kohor të mandatit Kongresit Zgjedhor të PS dhe delegatëve te tij, si dhe të thirrjes dhe mbledhjes së tij përtej afatit 4 vjeçar.

Për shkak se, bazuar në Statutin e PS, zgjedhja e Kryetarit të PS bëhet sipas parimit një anëtar një votë, dhe Kongresi nuk ka të drejtëtë vendosë nëse do ketë zgjedhje apo jo për Kryetarin e PS, por përkundrazi të administrojë kandidaturat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një votë.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 26 pikat 3, 4, 5, 6 e 7, të Statutit të PS, në funksion të Kongresit të pritshëm të datës 19 Mars 2016

Për shkak se, në shkelje të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme sanksionuar në nenit 27 pika 3 të Statutit të PS, Asambleja Kombëtare e PS, që është edhe organi që organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e PS  midis dy Kongreseve të Partisë, që prej vitit 2013, është mbledhur vetëm një herë, gjë që ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 28 dhe 51 të Statutit të PS;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 27 pika 3 të Statutit të PS përsa i përket shkeljes prej Asamblesë Kombëtare të PS, të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme, që prej vitit 2013, deri në ditën e kësaj kërkese.

Për shkak se Kryesia e PS, në shkelje të parimit të kolegjialitetit dhe mbledhjes periodike të detyrueshme, sanksionuar në nenin 3 pika 1, dhe nenin 29 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 është thirrur vetëm një herë prej Kryetarit të Partisë, i cili ka të drejtën eskluzive për thirrjen e saj sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma “d” të Statutit, çka ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 29 dhe 51 të Statutit të PS.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 29 pikat 3, 4, 11, 14, 15, 17 e 18 të Statutit të PS, përsa i përket shkeljes të parimit të kolegjialitetit dhe mbledhjes periodike të detyrueshme të Kryesisë së PS, që prej vitit 2013, deri në ditën e kësaj kërkese.

Për shkak se, për funksionin e Kryetarit të PS, është shkelur parimi i kufizimit kohor të mandatit,  sanksionuar në nenin 30 pika 2 të Statutit të PS, duke e çuar mandatin e tij nga 4 në 7 vjet, çka sjell si rrjedhojë humbjen e legjitimititetit  në ushtrimin e funksioneve të tij në parti;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, e pika 2 të Statutit të PS,  mbi kufizimin kohor të mandatit te Kryetarit të PS si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në Parti, përtej këtij mandati. 

Për shkak se, në shkelje të parimit të papajtueshmërisë së dy mandateve, shumica e sekretarëve të PS, ushtrojnë njëkohësisht edhe funksionin kushtetutes të anëtarit të Këshillit të Ministrave, çka, për shkak të angazhimit të veçantë që kërkon ushtrimi i këtij funksioni kushtetutes, e ka  bërë të pamundur angazhimin e plotë dhe pa rezerva të tyre në funksionet partiake;

Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin e nenit 42 pikat 1 dhe 2 të Statutit të PS në lidhje me parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve, të sekretarëve të PS.

Për shkak se, në kundërshtim me nenin 51 pika 1 dhe 3 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 e në vazhdim, nuk janë raportuar asnjëherë në Kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare të PS, shpenzimet dhe donacionet që ka përfituar PS nga individë apo nga kuotat e anëtarësisë së saj, po ashtu buxheti vjetor i PS nuk është miratuar në asnjë rast nga këto forume.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 51 pikat 1 dhe 2 të Statutit të PS, mbi detyrimin e raportimit dhe të miratimit të burimeve financiare të PS si dhe të shpenzimeve të saj, prej në Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare të PS, që prej vitit 2013 e deri në ditën e kësaj kërkese.

Në kushtet kur, të gjithë anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), i ka mbaruar mandati4 vjeçar i parashikuar në nenin 32.3 të Statutit të PS, pasi këta anëtarë, bazuar në nenin 26.7 të Statutit, zgjidhen nga Kongresi i PS, të cilit gjithashtu i ka mbaruar mandati i tij  4 vjeçar;

Si dhe në kushtet kur, edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore (KSG) kanë detyrimin që të respektojnë parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve dhe shmangien e konfliktit të interesave, sanksionuar në nenin 42 të Statutit të PS;

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 32.3 të Statutit të PS në lidhje me mandatin 4 vjeçar të anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të KGS, përtej këtij mandati. 

Kërkojmë që anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore në shqyrtimin e kësaj kërkese të respektojnë parimine shmangies së konfliktit të interesave.

Tiranë më, 18.02.2016

KËRKUES



Ju sugjerojmë

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
-U tha në Opinion

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

28 Maj, 2025 11:40 pm
Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

28 Maj, 2025 11:39 pm
Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
Kronikë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

28 Maj, 2025 11:36 pm
Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Para
Me nonë e motër

Me nonë e motër

Skënderbeu pret Tiranën

Skënderbeu pret Tiranën

Ahmetaj; Kasa fiskale, tani e kemi seriozisht

Këngëtarja që do vras veten për Arben Ahmetaj

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
28 Maj, 2025

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta...

Lexo më shumë

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vetëm...

Lexo më shumë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
28 Maj, 2025

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të...

Lexo më shumë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com