Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja ç’mendojnë turistët e huaj për Shqipërinë, “shuplakat” dhe fiksimet

2018/09/16 at 2:55 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 8 min
A A
Ja ç’mendojnë turistët e huaj për Shqipërinë, “shuplakat” dhe fiksimet

Turizmi në Shqipëri? TripAdvisor ka mbi 100 mijë përshtypje të të huajve rreth hoteleve në Shqipëri, destinacione atraktive, restoranteve etj. Kujdes! Jo të gjitha janë përshtypje pozitive. “Shuplakat” që komentuesit e TripAdvisor japin për Shqipërinë, në fakt duhet të shihen si “detyra shtëpie” nga të gjithë ata që kanë zgjedhur të bëjnë pjesë në industrinë e turizmit, sepse ndëshkimi më i madh është moskthimi.

Jemi në ditët e para të muajit shtator dhe ndonëse ditët me diell vijojnë në Shqipërinë e bekuar nga një mot mesdhetar, pjesa kryesore e sezonit veror është mbyllur. Bashkë me to, pushuesit (kryesisht të huajt dhe emigrantët) i janë kthyer jetës profesionale dhe shkollore në vendet respektive, bashkë me valixhet e tyre kanë marrë edhe përshtypjet rreth turizmit që ne ofruam. E vërteta është se Shqipëria i ka të gjithë “letrat” për të tërhequr të gjithë vëmendjen e mundshme nga turistët. Po çfarë thuhet në portalin Tripadvisor për gamën e aseteve turistike që ne ofruam?


Në TripAdvisor, një nga portalet amerikane më të famshme të turizmit në botë për Shqipërinë, gjen mbi 100 mijë komente e opinione. Si destinacionet më popullore vijojnë të sugjerohen Tirana, Saranda, Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Ksamili; por edhe të tjera. Në sytë e të huajve, Shqipëria po maturohet si vend turistik, teksa ndër vite janë shtuar artikujt që flasin për bukuritë natyrore, plazhet apo të tjera pika në vendin tonë. Rekomandimet janë shtuar, madje edhe nga mediat më prestigjioze.

Tirana, kryeson me hotelet dhe restorantet më cilësore

Nuk ka asnjë dyshim që të huajt e vlerësojnë kryeqytetin shqiptar për cilësinë e lartë të hoteleve dhe restoranteve. Një pjesë e tyre rekomandohen në mënyrë të veçantë nga portali i TripAdvisor. Më të vlerësuar janë hotelet në afërsi të qendrës së Tiranës. Elementet që merren në konsideratë janë: mirëmbajtja e dhomave, pastërtia e tualetit, hapësira, komoditeti i shtretërve, shërbimi i internetit

Wifi, por edhe stafi.

Andre, një turist nga Gjermania, shkruan se gjatë qëndrimit me familjen në Tiranë gjatë gushtit u befasua nga cilësia e një hoteli në kryeqytet. “Në një qytet ku i gjithë stafi ka sjellje kaq etike, ky hotel të mirëpret me krahë hapur dhe përpiqet ta bëjë qëndrimin tuaj sa më të këndshëm në çdo mënyrë. Vendndodhja është e përsosur… etj.”

Një tjetër turist, Antibes nga Franca, shkruan se në hotelin ku u akomodua sërish këtë verë në Tiranë pa një cilësi si në Europë, si dhe një hapësirë tejet të sofistikuar për takime biznesi. Një ndër atraksionet në Tiranë që pëlqehet nga të huajt, gjatë sezonit veror, është jeta e natës në Bllok, Bunk Arti. Vetëm për këtë të fundit ka pasur 654 përshtypje, sidomos nga turistë të moshës së mesme që janë të tërhequr nga historia. Dhe në fakt, një ndër pyetjet më të zakonshme të drejtuara në këtë forum, është se çfarë ka tërheqës një vend ish-komunist.

Saranda dhe Vlora, destinacione me çmime të larta

Një nga destinacionet më të pëlqyera dhe të këshilluara nga të huajt, jo vetëm se është lehtësisht i arritshëm nga Korfuzi, por edhe sepse u bë vite tashmë që frekuentohet dhe reklamohet nga të gjithë pushuesit, është Saranda. Sipas një sërë komentuesish në forum, për Sarandën thuhet se ofron një sërë atraksionesh, si: detin, brigjet ranore e shkëmbore, por edhe kulturën, traditën e arkeologjinë. Ata që komentojnë për Sarandën, e rekomandojnë si një destinacion “must”, dhe pjesa më e madhe e atyre që vihen re në TripAdvisor, janë nga Britania e Madhe. Ata shtojnë se akomodimi në natë mesatarisht kushton 40 euro, ndërsa në përgjithësi, çmimet i vlerësojnë si të larta për standardet shqiptare.

Edhe Vlora komentohet për çmimet e larta që ofron, ndërsa për ushqimin rekomandohet shumë, ku të gjitha pjatat e detit kanë marrë 5 yje nga komentuesit. Për ushqimin në Sarandë, të huajt shprehen me nota pozitive, vlerësojnë freskinë dhe pjatat e servirura me kujdes, por kjo nuk vlen gjithmonë për shërbimin. Disa komentues shkruanin që shërbimi jo në të gjitha rastet çalonte, megjithatë shpeshherë merrnin pjata që nuk i kishin porositur aspak dhe se kamerierët nuk dinin anglisht.

Shkodra dhe Kruja, duan traditën

Nga turistët e huaj, vlerësimet për këto dy qytete i shkojnë kryesisht traditës. I pëlqejnë lokacionet, ushqimet, veshjet e këtyre dy qyteteve, sikurse edhe akomodimet modeste, kryesisht nën 4 yje. Por, ka edhe ankesa. Të shumtë kanë qenë turistët e huaj që janë ankuar për cilësinë e akomodimit në qytetet e vogla të Shqipërisë. Ata i  referohen si “bujtina të ngrata” dhe pa kontroll nga autoritetet.
Pazari i Krujës dhe Pedonalja e Shkodrës ka tërhequr vëmendje të madhe këtë vit, duke vijuar me përshtypjet pozitive për historinë e vendit tonë.  Qytetet-muze si Gjirokastra e Berati udhëheqin listën.

Durrësi, i preferuar për peshkun e freskët

Një pjesë e madhe e komentuesve për Durrësin ishin turistë italianë dhe nga Europa Qendrore. Ata ishin kryesisht të kënaqur nga kushtet e akomodimit dhe të plazhit këtë vit, ndonëse gjithnjë ka turistë që ‘ankohen’. Marcin, nga Polonia thotë se ka vite që rikthehet në Durrës dhe se qëndron në të njëjtin hotel dhe nuk ka parë ende ndonjë rinovim, që sipas tij, në disa kënde është vërtet i nevojshëm. Megjithatë, ai shton se është “hotel me qasje të lehtë, pranë stacionit të autobusit”.

Afër plazhit. Ka jetë nate. Drita me ngjyra në hotel dhe një shatërvan që duket i mrekullueshëm. Qyteti më i madh bregdetar i vendit vlerësohet nga turistët e huaj për restorantet e mira ku hahet peshk i freskët, por edhe për hotelet luksoze të ndërtuara rishtazi, me stafe të trajnuara. Një turist nga Massachusets në SHBA shkruante se: “Nuk gjej fjalë ta përshkruaj sesa fantastike janë prodhimet e detit këtu, ndërsa çmimet janë të pakonkurrueshme”.

Në mesin e komentuesve, gjen edhe ‘shuplaka’ shumë të forta. Një turist nga Ukraina shkruan: “Përvoja më e keqe që kam pasur ndonjëherë në një hotel në Shqipëri. Dhoma ishte e vogël, nuk mund të ecnin dot dy njerëz njëkohësisht, mëngjesi ishte shumë i varfër dhe stafi jo miqësor. Parkimi ishte gjithnjë i zënë dhe na u desh të harxhonim shumë kohë duke kërkuar për një vend parkimi. Unë kurrë nuk do të qëndroj më në këtë hotel të tmerrshëm”.

Diskutimet

2,519 tematika janë ato të diskutuara për Shqipërinë nga të huajt, një komunitet brenda TripAdivsor, që ngrenë pyetje dhe japim përshtypjet e tyre për turizmin në këtë vend. Dy janë pyetjet kryesore që drejtojnë të interesuarit që të vizitojnë Shqipërinë: 1. A kam nevojë për viza dhe a është vend i sigurt 2. Kur është koha më e përshtatshme për ta vizituar Shqipërinë?

Buxheti për një destinacion – Thethi

Për një të rritur, kostoja pa akomodim është 2417 lekë.
Itinerari përfshin: Një tur të plotë në fshatin Theth duke përfshirë vende si: Kisha e Thethit, Ujëvara, Kanioni i Grunas, Syri i Kaltër etj.

Ky tur është menduar si një ekskursion ditor për ata udhëtarë që janë tashmë në Theth, por kanë nevojë për një udhëzues lokal për t’u treguar atyre më të mirën e Thethit. Kostoja rritet n.q.s. do të niseshin nga Tirana me 2000 lekë udhëtimi, si dhe akomodimi n.q.s. do të flinin. Ky ka qenë një ndër destinacionet më të kërkuara të kësaj vere nga të huajt.

Përshtypjet  – Udhëtim fantastik

Në një postim të fundit në rubrikën “Përshtypjet rreth Shqipërisë”, Ingridi nga Los Anxhelos, udhëtimin trejovor në Shqipëri si “pushim fantastik”. Ajo shkruan se u fut në forum pë të dhënë përshtypjet e saj rreth Shqipërisë. Përvoja e saj do të ndihmojë turistët që nuk e kanë vizituar ndonjëherë Shqipërinë.

1. Të ngasësh makinën

Nuk ishte aq keq! Vetëm mbani sytë në pasqyrën e pasme, sepse është normale të parakalojnë shumë makina. Vini re se policia fshihet në anën e rrugëve. Kufijtë e shpejtësisë ndryshojnë gjatë gjithë kohës, madje edhe në autostrada. Megjithatë, ne nuk na ndali kurrë policia.

2. Plazhet

Nuk më pëlqeu Durrësi apo Ksamili. Uji i Durrësit nuk ishte i bukur dhe Ksamili ishte një kurth turistik (të paktën në korrik). Kemi qëndruar më shumë mes Vlorës dhe Himarës. E mrekullueshme. Shikoni Vila Aqua Marina në jug të Vlorës dhe apartamente afër Dhërmiut, Drimadhes. Këto dy vende nuk ishin në mes të zonave turistike në zë, por kishin plazhe të mrekullueshme. Paguam midis 5-10 euro për çadra dhe karrige plazhi. Ia vlente! Ju jeni me pushime!

3. Thethi

I bukur, por ju duhet të keni një makinë 4 x 4. Rruga është e çmendur me gunga. Kemi kaluar vetëm një natë atje. Unë rekomandoj qëndrimin më shumë se kaq. Vendi është shumë i bukur.

4. Liqeni i Komanit

Morëm me qira anije private pasi nuk dëshironim të ngriheshim herët për tragetin. Është me të vërtetë shumë i bukur.

5. Ushqimi

I freskët, peshk dhe ushqim deti, pasta të shijshme, kos, djathë dele/dhie. Ne u mërzitëm nga menutë pas disa javësh. Ushqimi ka çmime të arsyeshme, siç janë hotelet!

6. Pirja e duhanit

Duket se të gjithë pinë gjithë kohën dhe është e pashmangshme në restorante, kafene, në rrugë. Astmatikët duhet të bëjnë kujdes!

7. Hotelet

Shumë dushe brenda në banjo janë të papërfunduar dhe ju duhet të pastroni vetë kryesisht. Shtretërit janë të pakëndshëm. Vështirë se gjeni një dhomë me një llambë leximi. Por, jo në çdo vend.

8. Kartat e kreditit

Disa vende në Tiranë dhe Ksamil dhe në Shkodër i morën ato. Por, jo të gjithë i pranonin, restorantet kryesisht jo.

Një Shqipëri e paprekur

Joseph nga San Francisko në ShBa thotë se ka udhëtuar në të gjithë botën, kryesisht i shoqëruar nga bashkëshortja, dhe udhëtimi i këtij viti ishte Shqipëria, për të cilën ai ishte shumë i kënaqur që e realizoi. “Udhëtimi ynë nisi në të gjithë Ballkanin pastaj u ndalëm në Shqipëri, në një vend të magjishëm dhe të paprekur. Jemi shumë të kënaqur nga agjencia ‘Apollon’ që na e organizoi udhëtimin pasi ndaluam në Itali. Në 17 ditë kemi parë 5 shtete”. Mes përshtypjeve në veçanti për Shqipërinë, ai shton se Berati dhe Gjirokastra ishte mbresëlënës, që nuk e kanë hasur në asnjë shtet tjetër.

Shqipëria është “fiksim”

Anne, nga Holanda shkruan se për të, Shqipëria është “fiksim” një nga ato destinacione që ti mund të bëhesh i varur. “Nuk kam asnjë pyetje apo koment, por dua të ndaj diçka që ndoshta për njerëzit ka qenë njësoj. Shqipëria është fiksim. Unë kam qenë atje dy herë këtë vit dhe në pak javë do të kaloj një tjetër fundjavë dhe mezi po presim të vizitojmë të vetmin qytet që lamë pa parë, Tiranën. Unë rashë në dashuri me këtë vend dhe u them njerëzve për këtë nëse ata nuk e kuptojnë.

Është kaq e çuditshme për të shpjeguar pse unë e dua Shqipërinë aq shumë, por unë e bëj. Dhe kjo, edhe pasi bëra pushime në plazhet e Spanjës, sërish më pëlqyen shumë ato të Jugut të Shqipërisë. Unë e dua natyrën, malet, detin, e dua klimën, gjuhën, por mbi të gjitha i dua njerëzit, ata janë të paparë”. Nëse keni dyshime, duhet të shkoni! Shkoni tani, sa ajo ende ka pastërtinë e saj. Shkoni tani, para se të bëhet një Kroaci e Spanjë e dytë.”

Rashë në dashuri me Shqipërinë

“Nuk kam asnjë pyetje apo koment, por dua të ndaj diçka që ndoshta për njerëzit ka qenë njësoj. Shqipëria është fiksim. Unë kam qenë atje dy herë këtë vit dhe në pak javë do të kaloj një tjetër fundjavë dhe mezi po presim të vizitojmë të vetmin qytet që lamë pa parë, Tiranën. Unë rashë në dashuri me këtë vend dhe u them njerëzve për këtë nëse ata nuk e kuptojnë. Është kaq e çuditshme për të shpjeguar pse unë e dua Shqipërinë aq shumë, por unë e bëj. Dhe kjo, edhe pasi bëra pushime në plazhet e Spanjës, sërish më pëlqyen shumë ato të Jugut të Shqipërisë. Unë e dua natyrën, malet, detin, e dua klimën, gjuhën, por mbi të gjitha i dua njerëzit, ata janë të paparë”./Monitor.al

Etiketa: cfare mendojne turistetshqiperitrip advisorturistetTurizmi


Ju sugjerojmë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Rama: “Lasgushi” u ul në Rinas, “Noli” fluturon në Nju Jork vitin tjetër

Kryemadhi: Ja ku e kopjoi Rama idenë për emra poetësh në “Air Albania”

Sezoni i Virgjëreshës, ja ç’duhet të dini për të lindurit e kësaj shenje

Sezoni i Virgjëreshës, ja ç'duhet të dini për të lindurit e kësaj shenje

Flet 112 vjeçarja, “Sekreti i jetëgjatësisë është Whisky”

Flet 112 vjeçarja, “Sekreti i jetëgjatësisë është Whisky”
















TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com