Shkrimtarja Flutura Acka ka denoncuar sot ne faqen e saj ne Facebook, nje liber qe ju meson se si te beheni terroist.
Acka tregon per Opinion. Al se titulli i librit eshte “Dhjete pergjigje per nje jomysliman”. “Ne mes te Parisit vriten barbarisht njerez, ndersa ne mes te Tiranes shiten libra te ketij lloji”.
Pas reagimit te Ackes, Opinion. Al shkoi ne panairin e librit dhe i kontrolluam te gjitha stendat e shtepive botuese, por kete titull nuk e gjetem ne asnjeren prej tyre. Siç duket pas reagimit te njerezve ne rrjetet sociale dhe mediat online, botuesit e ketij libri kane vendosur ta heqin nga stenda e tyre kete titull.