Nëse “Zonë e Lirë” do të kishte një bashkëprezantuese, e dini kë do të zgjidhte Arian Çani?
Arian Çani është një ndër moderatorët më të ndjekur shqiptarë, shkak për këtë gjë padyshim është bërë mënyra e tij e moderimit, lirshmëria dhe pyetjet “pikante” që Çani shpesh herë u hedh të ftuarve të tij në emisionin “Zonë e lirë”.
Nëse “Zonë e Lirë” do të kishte një bashkëprezantuese ajo do të ishte Dojna Mema.
Këtë e pohoi vetë Çani . “Nëse do ishe i detyruar të bashkëprezantoje me dikë tjetër, kë do zgjidhje?” – e pyet moderatorja teksa e kishte si të ftuar në emisionin e saj dhe Çani, pa u menduar fare, ia kthen: “Ty… Sinqerisht!”