Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka takuar dhe përqafuar me shumë mall këngëtaren Dua Lipa.
Pasi e ka cilësuar “motër gjaku” Dafina i është bashkuar komentuesve të saj, duke e cilësuar atë fantastike.
Nuk e dimë nëse njohjet e tyre janë të hershme ( duke qenë se vajzat janë me origjinë kosovare), por që ato kanë marrëdhenie shumë të mirë kjo është mëse e dukshme.