Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja cilat janë ligjet më të çuditshme dhe të rralla në botë

2018/10/16 at 2:58 PM
në Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Ja cilat janë ligjet më të çuditshme dhe të rralla në botë

Lexoni listën e ligjeve më të çuditshme në botë. Nuk do të habiteni më pse njerëzit mbushin sallat e gjyqeve edhe për çështjet më të parëndësishme.

  1.  Në Viktoria, Australi, vetëm një elektricist i licencuar mund të ndërrojë llambat.  Në Viktoria, Australi, është e ndaluar të veshësh pantallona ngjyrë rozë e ndezur pas mesditës së ditës së diel.
  2. Në Angli, është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit.
  3. Në Francë, është e ndaluar t’i vësh një derri emrin Napoleon.
  4. Në Ohaio, kundërshton ligjet e shtetit nëse deh një peshk.
  5. Anijet e Flotës Mbretërore që hyjnë në Portin e Londrës, duhet të sjellin një fuçi me rum për Kryeoficerin e Kullës së Londrës.
  6. Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.
  7. Në Majami, Florida, është e jashtëligjshme të ecësh me patina në një rajon policie.
  8. Në Indonezi, dënimi për masturbimin është prerja e kokës.
  9. Në Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë meshkujt mbi 14 vjeç duhet të bëjnë praktikë dy orë hedhje shigjete në ditë.
  10. Në San Salvador, shoferët e dehur mund të dënohen me vdekje para skuadrës së qitjes.
  11. Në Mbretërinë e Bashkuar, një mashkull që duhet të urinojë në publik patjetër mund ta bëjë nëse është i drejtuar nga rrota e prapme dhe e mban dorën e djathtë tek automjeti.
  12. Në Çester, banorët e Uellsit ndalohen të hyjnë në një qytet para lindjes dhe të qëndrojnë pas perëndimit.
  13. Në qytetin e Jorkut, është e ligjshme të vrasësh një skocez brenda mureve të lashta të qytetit, por vetëm nëse ai ka një hark dhe shigjetë.
  14. Në Boulder, Kolorado, është e paligjshme të vrasësh një zog brenda kufijve të qytetit dhe gjithashtu të “zotërosh” një kafshë. Banorët e qytetit, nga ana ligjore, janë “kundërshtues” të kafshëve.
  15. Në Vermont, gratë duhet të marrin një leje të shkruar nga burrat e tyre nëse duan të vënë dhëmbë të rreme.
  16. Në Bahrain, një doktor mashkull mund të hetojë në mënyrë të ligjshme gjenitalet e një gruaje, por e ka të ndaluar t’i shohë drejtpërsëdrejti gjatë hetimit; ai mund të shohë vetëm reflektimin në pasqyrë.
  17. 2Koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin britanik është ligjërisht pronë e Mbretit; bishti, i përket Mbretëreshës, nëse i duhen kockat për korsenë.
  18. Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin gratë.
  19. Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
  20. Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.
  21. Në Providence, Rhode Island, SHBA, është ende e jashtëligjshme që të zotët e dyqaneve t’i shesin kolinoz dhe furçë dhëmbësh të njëjtit klient të dielave.
  22. Në Zion, Illinois, SHBA, është ende e paligjshme t’i ofrosh cigare kafshëve shtëpiake.
  23. Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.
  24. Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.
  25. Në Maryland, SHBA, është ende e paligjshme që stacionet radiofonike të luajnë këngën e Randy Newman “Short people”.
  26. Në Oklahoma, SHBA, është ende e paligjshme të bësh fytyra qesharake para qenit, një krim që mund të rezultojë në dënim me burg.
  27. Në Uashington, SHBA, është ende një krim të pretendosh se ke prindër të pasur.
  28. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë.
  29. Në Majami, Florida, SHBA, është ende e paligjshme për këdo që të imitojë një kafshë.
  30. Në Afganistan, milicia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.
  31. Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.
  32. Në International Falls, Minesota, SHBA, është kundër ligjit që një qen të ndjekë një mace mbi një shtyllë dhe të zotët e qenve mund të gjobiten për këtë.
  33. Në Louisiana, SHBA, nëse kafshon dikë me dhëmbë, kjo klasifikohet si “sulm i thjeshtë”, por nëse e kafshon dikë me protezat e dhëmbëve, atëherë konsiderohet si “sulm i rëndë”
  34. Në Masaçusets, SHBA, është e paligjshme që personat në zi të hanë më shumë se tre sanduiçe në zgjim.
  35. Në Liban, çdo burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me çdo kafshë, për sa kohë që ajo të jetë femër.
  36. Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
  37. Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.
  38. Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.
  39. Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të shajë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
  40. Në Kingsville, Teksas, SHBA, është e jashtëligjshme që derrat të kryejnë marrëdhënie seksuale në pronën e aeroportit.
  41. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kushdo për të cilin zbulohej se ishte homoseksual në ushtrinë franceze, ekzekutohej.
  42. Me qindra vite më parë në Japoni, kushdo që tundohej të largohej nga vendi ekzekutohej.
  43. Në Wetaskiwin, Alberta, Kanada, në vitin 1917, ishte e jashtëligjshme të lidhje një kalë mashkull pranë një kali femër.
  44. Të përtypësh çamçakëz është veprim i jashtëligjshëm në Singapor.
  45. Në Burma, është e jashtëligjshme të kesh internet. Nëse një person zbulohet se posedon një modem, burgoset.
  46. Në Bangladesh, është e jashtëligjshme për fëmijët e shkollës që të kopjojnë në një provim. Madje dhe nxënësit më të rinj se 15 vjeç mund të burgosen për këtë.
  47. Deri në vitin 1984, belgët duhet ta zgjidhnin emrin e fëmijëve nga një listë me 1500 të tillë. Lista ishte plotësuar që në kohët e Napoleonit.
  48. Në Rumani, në vitin 1935, Mickey Mouse u ndalua nga autoritetet, pasi ato mendonin se pamja e brejtësit 3 metra të lartë do të tmerronte fëmijët e vendit.

Etiketa: ligjeTE CUDITSHMEte rralla


Ju sugjerojmë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Para
Ja pse disa femra nuk kanë më interes për seksin

Ja pse disa femra nuk kanë më interes për seksin

Foto/Deputeti i PS bëhet për “mëshirë”, ja çfarë i ka ndodhur tani Rrajës

Foto/Deputeti i PS bëhet për “mëshirë”, ja çfarë i ka ndodhur tani Rrajës

Nisën të luftonin për një burrë, përfunduan të dashuruara me njëra tjetrën

Nisën të luftonin për një burrë, përfunduan të dashuruara me njëra tjetrën
















TE FUNDIT

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
11 Janar, 2026

I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se...

Lexo më shumë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
11 Janar, 2026

Natën e së shtunës, parullat kundër qeverisë mbushën rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran, ndërsa protestuesit bënin thirrje për lëvizjen më të...

Lexo më shumë

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
11 Janar, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi "menjëherë". "Situata e...

Lexo më shumë

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
11 Janar, 2026

Kreu i PD ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës këtë të diel, kur tha ndër të tjera se në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com