Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja cilat janë 10 kompanitë më të mira për të punuar në 2018

2018/01/02 at 5:00 PM
në Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja cilat janë 10 kompanitë më të mira për të punuar në 2018

Dje, Glassdoor, një prej faqeve online më të famshme në të cilën çdo punonjës aktual i një kompanie apo qoftë edhe një punonjës i mëparshëm mund të publikojnë në mënyrë anonime përshtypjet që ata kanë mbi kompaninë në të cilën punojnë apo kanë punuar, publikoi botimin e përvitshëm (që sivjet është në vitin e dhjetë të tij), “Kompanitë më të mira për të punuar në 2018”.


Gjatë këtyre dhjetë viteve që Glassadoor është marrë me këtë klasifikim, kompanitë Apple, Bain & Company dhe Google nuk janë renditur kurrë poshtë dhjetë kompanive më të mira.

100 kompanitë më të mira ishin pjesë e gjashtë industrive kryesore të mëposhtme: teknologjia me 28 kompani në këtë listë, tregtia me pakicë me 11 kompani, shëndetësia me 11 kompani, firmat e konsulencës me 6 kompani, financa me 6 kompani dhe turizmi po me 6. Ndërsa 5 shtetet më të mira për të punuar, në të cilat ndodhen këto kompani janë përkatësisht: Bay Area-San Francisko, Boston, Los Anxhelos, Nju Jorku dhe Seattle.

Më poshtë do të njiheni me renditjen e 10 prej kompanive më të mira për të punuar në 2018 (renditje kjo e cila është bërë duke u bazuar në opinionet e punonjësve)

1.Facebook

Zyrat: Parku Menlo, Kaliforni

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: “Unë nuk mund ta imagjinoj veten jashtë kësaj kompanie”. Ju keni kënaqësinë të punoni me njerëz të zgjuar, me energji dhe më e rëndësishmja ku gjithkush beson në punën që bën. Për çdo detyrë të realizuar me sukses ju jo vetëm që vlerësoheni, por edhe shpërbleheni financiarisht.

2. Bain & Company

Zyrat: Boston

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: “Punonjësit, kolegët e mi, janë arsyeja kryesore se pse unë dua të punoj në Bain & Company. Çdo ditë mua më pëlqen gjithnjë e më tepër të punoj me ta, duke u frymëzuar dhe njëkohësisht duke u rritur profesionalisht.

3. Boston Consulting Group

Zyrat: Boston

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: “Potenciali i lartë i rritjes profesionale, trajnime të shumta, kolegë shumë të zgjuar dhe kreativë, ushqim dhe pije falas”.

4. In-N-Out Burger

Zyrat: Los Anxhelos

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: Fleksibilitet në caktimin e orareve në të cilat ju mund të punoni dhe mbi të gjitha mundësi për të zgjedhur kolegët me të cilët ndihesh më mirë për të punuar. Vlerësime dhe shpërblime në 9 nga 10 herë të mundshme. Ushqim dhe pije falas, pagë shumë e lartë dhe mbi të gjitha, shpërblime të majme për orët jashtë orarit.

5. Google

Zyrat: Mountain View, Kaliforni

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: Kolegë jashtëzakonisht inteligjentë dhe të aftë, disa prej produkteve më të mira në treg, menaxhim shumë i mirë profesional, përfitime të mahnitshme (sigurimi i jetës për punonjësit dhe familjarët e tyre falas, ushqim dhe pije falas dhe ulje për çdo produkt që punonjësit duan të blenë), dhe mundësi për të udhëtuar falas në vende të ndryshme.

6. Lululemon

Zyrat: Vankuver

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: Kolegët janë ndër më të mirët që mund të kërkonim. Zhvillim i vazhdueshëm profesional në sajë të trajnimeve të vazhdueshme.

7. HubSpot

Zyrat: Kembrixh, Masaçusets

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: Në këtë kompani ekziston një kulturë ku pavarësisht rolit tuaj, nëse keni diçka për të thënë, zëri juaj do të dëgjohet gjithmonë. Njerëzit që punojnë këtu janë shumë zgjuar, punëtorë dhe miqësorë me njëri-tjetrin.

8. World Wide Technology

Zyrat: Maryland Heights

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: As nuk mund ta imagjinoj se mund të ketë ndonjë kompani e cila të inkurajojë zhvillimin profesional më shumë se World Wide Technology. Trajnimet profesionale në shtete të ndryshme të botës janë të shumta dhe mbi të gjitha ekipi ekzekutiv është në dispozicion të të gjithë punonjësve që kanë nevojë për ndihmë.

9. Spitali i fëmijëve St. Jude

Zyrat: Memfis

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: Stafi i punonjësve këtu është fantastik dhe mikpritës, këtu askush nuk ndihet sikur është në punë por sikur të gjithë janë në një familje të madhe. Të gjithë janë bashkëpunues dhe miqësorë me njëri-tjetrin.

10. Ultimate Software

Zyrat: Weston

Pse punonjësit e adhurojnë punën në këtë kompani: Kultura e punës dhe vlerat janë me të vërtetë themelet e kësaj kompanie. Vlerësimi për individin është gjithashtu baza e funksionimit të kësaj kompanie dhe kjo vjen që nga nivelet ekzekutive e deri tek punonjësit ndaj njëri-tjetrit. Këtu nuk ka paragjykime ndaj askujt. Femrat konsiderohen si një prej forcave më të mëdha dhe të fuqishme dhe minoritet jo vetëm që nuk paragjykohen por në të shumtën e rasteve mbivlerësohen. Puna me vështirësi më të madhe është edhe ajo më e paguara.

 



Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Para
Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë budallallëk historik. Duhet të hiqet

Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë budallallëk historik. Duhet të hiqet

2 Janari, Dita Botërore e ”ngjizjes” së fëmijëve!

2 Janari, Dita Botërore e ''ngjizjes'' së fëmijëve!

Kujt shenje i përkisni në horoskopin egjiptian, zbuloni çfarë është parashikuar për ju

Kujt shenje i përkisni në horoskopin egjiptian, zbuloni çfarë është parashikuar për ju
















TE FUNDIT

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
24 Shtator, 2025

Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të...

Lexo më shumë

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak
24 Shtator, 2025

Duke u ngjitur në skenën e një forumi politik në Nju Jork për një intervistë, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe...

Lexo më shumë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
24 Shtator, 2025

Sot, kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja, e cila ka nisur në orën...

Lexo më shumë

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
24 Shtator, 2025

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com