Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja cila është miniera në Shqipëri që fsheh 4 ton ar

2017/08/09 at 10:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja cila është miniera në Shqipëri që fsheh 4 ton ar

Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqendruar në minieren e bakrit të Munellës (Mirditë) ku sipas një analizë që ka bërë Ministria e Industrisë dhe Energjetikës në 1 ton bakër gjenden 4 gram ar.

“Miniera polimetalore e Munelles ka patur nje shpërndarje mineralogjkike të tillë ku një trup prej rreth 1 milion ton mineral ka patur cilësi shume të lartë si: bakër mesatar 4 – 5 %, zink mesatar 3 % dhe ari 4 gr/ton, argjendi 65 gr/ton krahas elementeve te tjerë si Selen, Stibium etj” pohon dikasteri i Energjetikës.

Sipas përllogaritjeve rezerva e arit në këtë miniere është 4 ton.

Objektet e industrisë së bakrit në vitin 2001 janë dhënë me koncension një kompanie turke “BER-ONER” me shoqëri koncesionare “Ber Alb” shpk.

Kjo industri në periudhën 2004 deri 2015 ka funksionuar e lokalizuar në shfrytëzimin e dy minierave Munelle dhe Lak Rosh në rajonin e Pukes, duke e pasuruar mineralin e pasur në Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz.

Njëkohësisht disa kompani shumica kanadeze kanë patur leje minerare për kërkim-zbulim të cilat, realisht me tepër janë fokusuar në rivlerësimin e rezervave të zbuluara më parë nga institucionet shqiptare deri në vitin 1992, duke mos kontribuar në shtimin e rezervave të reja.

Nga skema e përpunimit te plote e trashëguar deri në vitin 1990, pjesërisht ka funksionuar vetëm Uzina e Telave në Shkodër. Fabrika e Shkrirjes në ish Uzinën e Bakrit në Rubik është demoluar në vitin 2007 – 2008, ndërsa Uzina e Rafinimit i ishte dhënë me koncension një subjekti në fund të vitit 2012, por që tashmë ka dështuar që në vitin e parë sepse koncesionari kërkonte përshtatjen e saj për prodhim ferrokromi.

Në fundin e vitit 2015 edhe kompania turke “BER-ONER” e fokusuar në rajonin e Pukës me skemë prodhimi deri në koncentrat bakri, ka nderprerë prodhimin duke u justifikuar me rënien e çmimit të metaleve në bursë.

Në maj të këtij viti Ministria e Industrisë ka hapur një garë për dhënien me koncesion të gjithë industrisë së bakrit në vendin tonë. /Monitor

Ju sugjerojmë

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar
Rajoni

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

27 Gusht, 2025 12:03 pm
Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

27 Gusht, 2025 11:53 am
Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
Kryesore

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

27 Gusht, 2025 11:39 am
Zgjedhjet/LVV në Supreme kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe
Rajoni

Zgjedhjet/LVV në Supreme kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

27 Gusht, 2025 11:26 am
Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale
Aktualitet

Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale

27 Gusht, 2025 11:03 am
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

27 Gusht, 2025 10:51 am
Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive

27 Gusht, 2025 10:26 am
Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët

27 Gusht, 2025 10:16 am
Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për ukrainasit shkakton stuhi politike
Bota

Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për ukrainasit shkakton stuhi politike

27 Gusht, 2025 10:05 am
Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh
Aktualitet

Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh

27 Gusht, 2025 9:49 am
Para
Bashkia e Tiranës paralajmëron karburantet: Merrni licencat ose ju bllokuam

Bashkia e Tiranës paralajmëron karburantet: Merrni licencat ose ju bllokuam

Aktorja e njohur flet për familjen: Vëllezërit dhe motra janë homoseksualë

Aktorja e njohur flet për familjen: Vëllezërit dhe motra janë homoseksualë

Vendi ynë u zgjua sot me një hartë zjarresh, 9 vatra në gjithë territorin

Kush e vendos zjarrin në male dhe si po shpërdorohen fondet e shtetit? Prokuroria nis hetimet

TE FUNDIT

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar
27 Gusht, 2025

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
27 Gusht, 2025

Ditën e sotme po mbahet një ceremoni, ku po nderphen me medalje dhe shpërblime forcat e angazhuara në operacionet e...

Lexo më shumë

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
27 Gusht, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbajti ditën e sotme një ceremoni e Mirënjohjes Kombëtare për dhënien e medaljeve dhe shpërblimeve...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/LVV në Supreme kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

Zgjedhjet/LVV në Supreme kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe
27 Gusht, 2025

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë të martën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com