Kur “truri tjetër” ndien aksionin potencial, enët e gjakut zgjerohen, shtohet qarkullimi i gjakut, i cili nxit sekretin vagjinal, gjë që njëkohësisht është edhe lubrifikant natyral, i përbërë nga proteinat dhe aminoacidet.
Kur jeni të eksituara klitori rritet dhe fryhet, gjë që mund të vërehet edhe me prekjen me dorë. Te disa femra rritja e klitorisit mund të jetë drastike dhe përkohësisht mund të vështirësojë urinimin.
Me rastin e eksitimit seksual, gryka e mitrës zbutet dhe nëse preket me penis apo me ndonjë mjet seksual mund të shkaktojë kënaqësi të vërtetë.
10% e femrave, me rastin e kontraktimit të komblikut gjatë marrëdhënies seksuale, lirojne disa pika lëngu nga kanalet urinare. Nuk duhet të brengoseni, nuk është kjo urinë, por lëng i përbërë nga sheqeri natyral dhe fosfataza e sheqerit e cila gjithashtu gjendet në spermën e mashkullit.