Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë tregon për psikologjinë tuaj ngjyra që preferoni

2016/10/25 at 2:45 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja çfarë tregon për psikologjinë tuaj ngjyra që preferoni

Ç’do ngjyrë shkakton stimuj të ndryshëm pamorë, ndaj shpreh emocione të ndryshme.


Psikologjia e një njeriu, që është veshur me të bardha nuk është e njëjtë me atë që ka parapëlqyer të kuqen. Eksperimentet dhe studimet, që janë bërë për ndikimin e ngjyrave te njerëzit janë të shumta. Është parë, për shembull, se njerëzit që janë të rrethuar nga ngjyra të gjalla dhe të ndritshme, gëzojnë çlodhje më të mirë fizike dhe mendore, sesa ata të rrethuar nga ngjyra të errëta.

Eksperimentet tregojnë, gjithashtu, se në mjediset e punës, punonjësit e kryejnë më mirë punën e tyre në një vend të ndritshëm, me ngjyra të këndshme, se sa në një dhomë të errët. Edhe vetë njeriu zgjedh që të vishet me ngjyra që përshtaten me gjendjen e tij psikologjike. Për shembull, një person që vuan nga depresioni do të preferonte ngjyrat e errëta, në krahasim me dikë, i cili është në gjendje të mirë psikologjike e që do të zgjidhte ngjyrat e gëzuara.

E bardha

E bardha është ngjyra e dritës, që simbolizon pastërtinë. Personi, i cili zgjedh të bardhën, karakterizohet nga sinqeriteti, pafajësia dhe thjeshtësia në shije. Njerëzit, të cilët shmangin ngjyrën e bardhë, karakterizohen nga realizmi dhe racionalizmi. Ata i njohin dhe i pranojnë gabimet e tyre, por zakonisht nuk duan t’i korrigjojnë ato.

E zeza

E zeza frymëzon pasuri, respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister. Është e lidhur edhe me të mbajturit zi, me të panjohurën, vdekjen, depresionin dhe vetminë. E zeza është në fakt mungesa e ngjyrës. Teorikisht, kjo mungesë e ngjyrës mund t’i atribuohet mungesës së gëzimit, gjallërisë dhe jetës sociale. Mund të themi se njeriu, i cili preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë. Njerëzit,të cilët nuk e duan të zezën, kërkojnë pavarësinë dhe lirinë nga çdo varësi. Ata karakterizohen nga frika ndaj së panjohurës.

E kuqja

E kuqja është “ngjyra e ngjyrave “. Në disa gjuhë është sinonim i ‘ngjyrosjes’: apo edhe i së ‘bukurës’ Ngjyra e kuqe ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë, ndoshta për shkak se shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata që zgjedhin të kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti. Por përtej pasionit, e kuqja është ngjyra më e fortë dhe është e lidhur me forcën, agresivitetin, ambicien dhe rebelimin.

Njerëzit, të cilët e shmangin atë, zakonisht kanë luhatje humori dhe janë egoistë. Nuk përjashtohet. gjithashtu, të kenë edhe fobi, të cilat nuk kanë gjetur ende forcën t’i përballojnë.

E verdhë

Është ngjyra që tërheq më shumë vëmendjen. Përdoret në fushat e reklamimit, në tabela. Gjithashtu është ngjyra e diellit, elementi që na jep jetë. Ata që tregojnë një preferencë për të verdhën, karakterizohen nga gjallëria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pëlqejnë argëtimin dhe mirëqenien. Në disa teori të tjera, e verdha përfaqëson zili, sëmundje dhe rrezik.

Ata që e shmangin atë, shpesh, zhgënjehen lehtë dhe përpiqen për të shpjeguar emocionet me logjikën.

Portokalli

Nuk është rastësi që ngjyra portokalli ka marrë emrin nga portokalli. Në mendjet tona e lidhim këtë ngjyrë me lumturinë dhe shëndetin. Njerëzit. të cilët e duan ngjyrën portokalli, karakterizohen nga rehatia, bollëku, ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.

Ata që nuk e pëlqejnë janë zakonisht tolerantë ndaj njerëzve të cilët i rrethojnë, ndërsa ata vetë ka gjasa të jenë emocionalisht në presion.

 E gjelbër

Gjatë Mesjetës, kjo ngjyrë ishte e lidhur me të keqen dhe shpesh me vetë djallin. Megjithatë, gjatë shekujve, e gjelbra u “shkëput” nga e keqja dhe u bë sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë. Tifozët e së gjelbrës janë të qetë, shmangin konfliktet dhe duan rehatinë, ngrohtësinë dhe ekuilibrin.

Njerëzit, të cilët e shmangin atë, karakterizohen nga një preferencë më e madhe për pavarësinë, se sa për përkushtimin ndaj jetës familjare.

E kaltra

E kaltra është simboli i paqes, qetësisë dhe ëndrrave. Njerëzit, të cilët e duan këtë ngjyrë, karakterizohen nga qetësia, ëndrrat e bukura, përkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e errët, ndoshta për shkak të afrimit me ngjyrën e zezë, karakterizon një njeri melankolik.

Ata që e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapëlqimi për punët e vështira. Janë të vendosur dhe nuk devijojnë nga objektivat e tyre.

Ngjyra kafe

Është ngjyra e tokës, e bilancit dhe stabilitetit. Ata që zgjedhin këtë ngjyrë zakonisht janë praktikë, të balancuar dhe të thjeshtë. Ata që e shmangin janë aventurierë, të shqetësuar dhe karakterizohen nga mospëlqimi i rutinës.

Grija

Ndodhet mes të zezës dhe të bardhës dhe jep një zgjidhje ‘diplomatike’. Ata që e pëlqejnë karakterizohen nga modestia dhe indiferenca. Njerëzit që e shmangin preferojnë ndershmërinë dhe transparencën në krahasim me diplomacinë.

Etiketa: ngjyrat psikologjia


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes
Bota

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

9 Korrik, 2025 6:53 pm
Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

9 Korrik, 2025 6:34 pm
Para
22 vjeçarja habitet nga ajo çfarë sheh në lap topin e të dashurit

22 vjeçarja habitet nga ajo çfarë sheh në lap topin e të dashurit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive

Zbardhet vendimi/ Kushtetuesja jep argumentet pse u pezullua ligji i vetting-ut

CR7, sezoni  më i dobët me Madridin!

CR7, sezoni më i dobët me Madridin!
















TE FUNDIT

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
9 Korrik, 2025

Çdo analizë mbi qëndrimin aktual të Donald Trump ndaj Rusisë rrezikon të bëhet shumë shpejt e vjetëruar. Nëse i kushtoni...

Lexo më shumë

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Vdekja tragjike e futbollistit Diogo Jota dhe vëllai të tij Andre Silva tronditi mbarë botën e portit, por jo vetëm....

Lexo më shumë

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
9 Korrik, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja e mbeturina në Teksas, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com