Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë tha për prokurorët, porositësi i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e Tahirit

2016/01/23 at 2:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja çfarë tha për prokurorët, porositësi i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e Tahirit

Baftjar Bruka, i ekstraduar dy ditë më parë nga Suedia, për t’u përballur para drejtësisë me akuzat për sulmet me tritol ndaj familjes së Saimir Tahirit, është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

“Panorama” shkruan sot se ai ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Njësoj si daja i tij, Vladimir Gjuta, i cili ka dëshmuar thuajse 6 muaj më parë, edhe 24­ vjeçari Bruka ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke pretenduar se akuzat e ngritura ndaj tyre janë të sajuara nga SHISH dhe Policia e Shtetit.

Një ditë pasi Interpoli e solli të prangosur në Shqipëri, hetuesit e Prokurorisë për Krime të Rënda nuk kanë humbur kohë, duke i marrë dje deklarimet rreth ngjarjes së ndodhur në shkurt të vitit 2015.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje, Baftjar Bruka nuk ka pranuar të  japë hollësira rreth akuzave të ngritura ndaj tij, duke pretenduar se të gjitha janë sajuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe oficerët e Krimeve të Rënda të Policisë.

Ai është shprehur se as ai dhe asnjë nga të afërmit e tij të ndaluar për sulmin me eksploziv në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, apo tritolin e gjetur në stacionin e urbanit pranë “Vasil Shantos”, nuk kanë lidhje me këto ngjarje.

Ndërsa ka refuzuar të flasë më tepër rreth ngjarjeve.

Bruka u ekstradua të enjten nga Suedia, i shoqëruar nga oficerët e Interpol Tiranës. Bashkëpunëtori dhe nipi i Vladimir Gjutës dyshohet se është një prej autorëve të vendosjes së tritolit te farmacia e babait të Saimir Tahirit.

Gjykata e Krimeve të Rënda, më 25 shkurt të vitit të kaluar, vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet për “vepra për qëllime terroriste”, “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

MOHIMI I GJUTES

Sipas akuzës, Baftjar Bruka dyshohet se në bashkëpunim me dajën e tij, Vladimir Gjuta, dhe disa persona të tjerë, kanë ideuar, organizuar dhe vendosur një sasi tritoli në farmacinë e babait të ministrit Tahiri më 10 shkurt të vitit të kaluar.

Në paraqitjen e tij të parë në Gjykatën për Krimet e Rënda, Vladimir Gjuta mohoi të kishte lidhje me sulmet me tritol ndaj farmacisë së Bashkim Tahirit.

Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe për minën me celular të gjetur të pashpërthyer në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë vendit ku parkonte automjetin babai i ministrit.

Pretendimet e Gjutës u shfaqën në qershor të vitit 2015, gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë ndaj tij në mungesë.

Pretendimet e tij janë kundërshtuar nga përfaqësuesi i Prokurorisë, sipas të cilit Gjuta është i dyshuari kryesor si organizator i këtyre ngjarjeve.

“Nuk kam asnjë lidhje me shpërthimin e tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, apo me çfarë thotë prokurori”, mësohet të jetë

shprehur Gjuta nga kafazi i sallës së gjyqit. Sipas burimeve, ai ka shfajësuar edhe të arrestuarin tjetër, kosovarin Blerim Thaçi, që u kap me të në tunelin e Kalimashit, duke u shprehur se kishte hipur rastësisht në automjetin e tij në zonën e Vorës.

Gjuta dyshohet për akuzat e “veprave me qëllime terroriste”, “krijimi të grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Për arsye sigurie dhe për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për median dhe publikun.

Në përfundim të saj, Gjykata vendosi lënien e pandryshuar të masës “arrest në burg” për të dyshuarin Gjuta. Përveç Vladimir Gjutës, i arrestuar nga forcat RENEA në tunelin e Kalimashit, në qershor të vitit të kaluar, vazhdojnë të jenë në burg në pritje të gjykimit edhe Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta.

Ndërsa pas disa ditë qëndrimi në burg është liruar Ernest Gjuta për mungesë provash që e implikojnë në shpërthimin me tritol. /Panorama.al

Ju sugjerojmë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Para
Mynshengladbah vendos/ Ja cila është e ardhmja e Granit Xhakas

Mynshengladbah vendos/ Ja cila është e ardhmja e Granit Xhakas

Shoqatat e Pacientëve bashkohen kundër korrupsionit në shëndetësi

Shoqatat e Pacientëve bashkohen kundër korrupsionit në shëndetësi

Kur rrihej barbarisht Edi Rama

Kur rrihej barbarisht Edi Rama

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com