Të paktën 40 predha luftarake u gjetën nga banorët e lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë.
Predhat ndodheshin jo shumë larg banesave.
Banorët dhanë alarmin të parët në polici, duke qenë se fëmijët mund të luanin me to përderisa ishin afër shtëpive të tyre, raporton Top Channel.
Predhat u gjetën gjatë gërmimeve të disa qyetarëve, të cilët hapnin gropa për të marrë dhe.
Policia ka marrë nën kontroll zonën pas shqetësimit të banorëve dhe ekspertët kanë bërë këqyrjen e predhave, të cilat ende nuk janë përcaktuar se çfarë viti i përkasin.