Ndoshta keni dëgjuar se të karikosh IPhone-in përgjatë gjithë natës e dëmton baterinë e tij.
Sipas “Battery University” një websajt i themeluar nga kompania Cadex, të karikosh telefonin kur është pothuajse i karikuar, rrit nivelin e tij të ngarkesës, gjëndjen e tensionit, cfarë dëmton kiminë e tij ndërtuese duke shkaktuar dëme afatgjata në përdorim.
Por injorojeni këtë. Në një përgjigje brilante, autori i studimeve teknologjike Jesse Hollington ju tregon cdo gjë që ju duhet të dini rreth asaj se si funksionon bateria juaj: Të karikosh telefonin gjatë natës nuk do ta dëmtojë baterinë e telefonit tuaj aspak.
“Ta karikosh Iphone-in ndonëse ai ka ende 90 përqind bateri, nuk do ta dëmtojë atë. Ju thjesht nuk mund të mbingarkoni një Iphone sikurse cdo pajisje tjetër elektronike”.
“Cdo pajisje që përdor bateri me jone litiumi ose polimere litumi duhet të përfshijë një qark karikimi që ndërpret automatikisht karikimin e baterisë kur ajo arrin në 100 përqind.
Në thelb, bateria e smartphone-it është aq e zgjuar sa edhe vetë telefoni. Apple, Samsung dhe të gjitha kompanitë që udhëheqin tregun-produktet e të cilave funksionojnë përdorin bateri me litium- përdorin këtë praktikë.
Dhe ka më shumë: “Bateritë me jon litiumi janë renditur në majë për një numër të kufizuar të cikleve të karikimit (rreth 500 cikle në rastin e Iphone). Termi “cikle karikimi” i referohet si karikimeve të plota që fillojnë kur bateria është në zero, ashtu edhe edhe karikimeve pjesore që përdorin cikle të pjesshme.
“Me fjalë të tjera, sa herë ju karikoni Iphone-in tuaj kur ndërkohë keni 90 përqind bateri, ju po përdorni 1/10 ose 10 përqind të një cikli të plotë karikimi”.
The Indipendent/ AH