Të punosh në McDonald’s nuk është një punë e rëndomtë, të paktën kështu thotë një djalë 22 vjeçar për “The Huffington Post”. Ai e kishte nisur punën në moshën 18 vjeçare pranë gjigandit të fast food, duke punuar fillimisht part-time dhe më pas me kohë të plotë.
Por djaloshi thotë se edhe pse prindërit apo njerëzit që e rrethonin nuk ishin dakort me këtë punë, ajo atij i ka vlejtur shumë.
“Në McDonald’s punonin njerëz të shëndoshë, jo domosdoshmërisht të bukur, njerëz që nuk flisnin mirë anglisht dhe me nacionalitete të ndryshme dhe kjo e bënte më interesante punën. Ndërsa në Starbucks, punojnë persona jo më të mëdhenj se 20 vjeç, të bukur dhe që flasin në mënyrë të kulturuar. Puna në McDonald’s më bëri njeri më të mirë dhe mbi të gjitha hoqa dorë nga arroganca”, thotë djaloshi emri i të cilit nuk bëhet publik.