Te Fundit

Ja çfarë mendon Ruçi për Prengën e Ndokën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 08/09/15 |
b.f

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka folur për herë të parë për largimin e dy deputëtëve të kësaj partie. Ai e cilëson veprimin e Ndokës si nder për partinë, ndërsa Prengën, tha ia kemi lënë në dorë drejtësisë.

Ruçi për Ndokën:

Është një dorëheqje normale, individuale. Besoj jeni njohur me përmbajtjen e kësaj dorëheqje, unë e respektoj dhe e përshëndes dorëheqjen e tij, të shikoj jetën e tij private. Dhe ashtu sikurse ka deklaruar, ai do të bëjë betejën e tij ligjore në shtetin italian ku ngrihen akuzat ndaj tij. Sigurisht unë e përgëzoj për këtë vendim individual që ka marrë dhe që i shërben edhe forcës sonë politike.

Ruçi për Prengën:

Kemi deklaruar që në momentin e parë qëndrimin, pozicionin dhe versionin tonë si forcë politike ndaj veprimit të këtij deputeti. Sigurisht që ne duhet të heshtim tashmë, ai duhet të tregojë me prova dhe të ballafaqohet me organin e akuzës në gjykatë dhe deri sa të flasë gjykata ne të tjerët duhet të heshtim.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas