Pamjet e tmerrshme janë shfaqur nga një vrasës, i cili largon vajzën e vogël nga rruga, përpara se të godasë një objektiv në një kafene. Njeriu i armatosur u kap në CCTV pasi kreu vrasjen e tij në një restorant, në Maracaibo të Venezuelës.
Para se të ndodhte krimi, një vajzë po shikonte duke qarë në hyrje të restorantit. Vrasësi i veshur me kapele dhe me syze dielli e ka tërhequr atë jashtë dhomës, pastaj ka shkrepur armën. Me shpejtësi, vrasësi iu drejtua 34-vjeçarit Climaco Segundo Uriana, të cilin e ekzekutoi me katër plumba, duke mbetur i vdekur në vend.