-Jetë dhe Stil

Ja çfarë duhet të konsumoni për një lëkurë të shëndetshme


               Publikuar në : 12:18 - 21/07/19 |
xhu lia

Të ushqehesh në mënyrën e duhur është ajo çfarë duhet për një trup sa më të shëndetshëm. Por duket se diçka e tillë ndikon edhe në lëkurë. Madje sipas dietologëve disa ushqime të caktuara ndikojnë drejtpërdrejtë në pasjen e një lëkure të shndërritshme dhe të bukur. Më poshtë ju rendisim disa pre tyre.

Boronicat

Përmbajnë flavonoide, i japin ngjyrë të bukur lëkurës.

Salmoni

Përmban acide yndyrore omega-3, lufton poret e lëkurës, shenjat dhe e bën lëkurën të shkëlqejë.

Domate

Falë elementit likopen që përmban, i japin ngjyrë të bukur lëkurës suaj. Është gjithashtu një antioksidant i mirë.

Bajamet

Përmbajnë vitaminë E dhe e mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

Spinaqi

I pasur me antioksidantë, vitamina B,C,A, minerale dhe omega-3, të cilat parandalojnë plakjen.

Arrat

Vitamina E që përmbajnë, përmirëson shëndetin e lëkurës.

Karrotat

Karrotat përmbajnë vitamina A, C dhe ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë toksinat.

 

Pas