Është zbardhur qëndrimi i grupit parlamentar të PD-së për ditën e nesërme kur do të votohet në Parlament edhe kryetari i Kuvendit.
Mazhoranca ka vendosur që ai të jetë Gramoz Ruçi, duke i patur votat e mjaftueshme për zgjedhur.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të PD-së, u vendos që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë kundër tij.
Pas votimit ata do t’i bashkohen protestës.