Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë deklaron ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e gazetares Adela Xhamani

2017/12/15 at 10:04 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ataku kardiak i mori jetën gazetares, nderimet e fundit në vendlindje

Për ndarjen nga jeta të gazetares së njohur Adela Xhamanit është zbardhur ekpertiza ligjore e vdekjes së saj.  Pas 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares 31-vjeçare mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.


Sipas mjekëvë, shkaku i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër. Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundjeje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës, shkruan “Panorama”.

Në ekspertizën mjeko-ligjore të gazetares Xhamani, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës. Kjo i shkaktoi edhe infrakt që i solli vdekjen gazetares vetëm në pak minuta.

Por theksohet se gazetarja nuk ishte diagnostikuar më parë me këtë sëmundje dhe  mjekët nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike.

Adela Xhamani është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare. Ajo ishte pjesë e televizionit “Fax News” dhe po përgatitej për një emision që do të niste së shpejti në këtë ekran. “Shtëpia e Adelës” titullohej emisioni por gazetarja dhe moderatorja nuk mundi të niste këtë projekt të saj të ri.

PËRJASHTIMET

Mjekët ligjorë që kanë kryer autopsinë e 31-vjeçares Adelajda Xhamani, para se të nxirrnin raportin përfundimtar, përjashtuan disa faktorë si shkak të vdekjes së saj. Ata thanë se nuk kishin hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia, siç u argumentua nga Policia një ditë pas vdekjes, nga dëshmia e një mikeshe të saj.

Nga ana tjetër, ata thanë se nuk kishin konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes.

Vetëm pak ditë pas ngjarjes së ndodhur më 29 tetor, burime nga Mjekësia Ligjore thanë dje se Adelajda Xhamani mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e avancimit të ndonjë sëmundjeje për të cilën ajo nuk kishte dijeni.

Ky ishte konkluzioni paraprak i Mjekësisë Ligjore, në pritje të përgjigjes së analizave biologjike që do të përdoren për hartimin e raportit përfundimtar që do të hedhë dritë mbi shkakun e saktë të vdekjes së saj.

RAPORTI

Burime nga Mjekësia Ligjore thanë se ishin marrë për analizë pjesë të disa organeve jetësore, por që në ekzaminimin paraprak është përjashtuar mundësia e epilepsisë. Pas daljes së rezultateve të këtyre analizave është hartuar edhe raporti përfundimtar, që konfirmoi dyshimet paraprake të mjekëve ligjorë.

Pra vdekja e 31-vjeçares kishte ardhur nga kardiomiopatia, sëmundje për të cilën ajo nuk kishte pasur dijeni. Për rrjedhojë sëmundja ka avancuar, duke sjellë dëmtimin e strukturës dhe funksionin e barkusheve.

Zemra për rrjedhojë është dobësuar dhe për shkak edhe të mostrajtimi mjekësor, edhe për arsye se nuk ishte diagnostikuar, ka ndodhur infarkti kongjestiv. Pra sipas mjekëve ligjorë, ka ndodhur dështimi i plotë i muskulit të zemrës.

 

Etiketa: ekspertiza mjeko-ligjoregazetarja adela xhamanishkaqet e vdekjes


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Para
Pse nuk duhet të blini qumësht që shitet në rrugë?

Ish-ministri i Bujqësisë jep alarmin/ Qumështi në Shqipëri është me substancë kancerogjene

Nis seanca/ Tahiri tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati

Konfirmohet/ Tahirit nuk i lejohet të ikë nga Shqipëria

Nis seanca/ Tahiri tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati

Zbardhet dëshmia e Tahirit në gjykatë: Hiqni bllokimin e pasaportës
















TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com