Lajme të mira për ata që e adhurojnë çokollatën, pasi një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i rregullt i çokollatës është i lidhur me funksion më të mirë të trurit.
Sipas studimit, i cili është publikuar në gazetën Appetite, konsumimi i çokollatës u gjet se ishte i lidhur me performancë më të mirë të funksionit njohës në tru.
Hulumtuesit panë të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu marrjen e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.