Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun dhe bashkëshorti i saj Onur Saylak, u divorcuan qershorin e kaluar duke bërë një bujë të madhe mediatike. Mediat turke mbushën faqet rozë për një kohë të gjatë, deri sa e akuzuan edhe për tradhti. Për sa i përket akuzave, aktorja e njohur turke nuk dha asnjë koment, ndërsa bashkëshorti i saj Saylak i doli në mbrojtje nënës së binjakëve të tij me anë të një deklarate publike.
Shumë shpejt u mësua se Tuba po shijonte një romancë të re me biznesmenin Umut Evirgen dhe dyshimet u vërtetuan pas disa fotove që paparacët i kapën çiftit në momente romantike. Lidhja u bë serioze dhe mediat vendëse shkruan se në fillim të vitit, do të vinte shpejt edhe martesa.
Ndërsa Tuba dhe Umut vazhdojnë ta shijojnë lidhjen të qetë, një lajm tjetër i bujshëm ka qarkulluar sot. Aktorja është bashkuar me ish-bashkëshortin për të festuar ditëlindjen e binjakeve të tyre. Megjithëse është menduar se aktorët janë ndarë me “luftë”, krejt e kundërta duket përmes këtyre fotove ndërsa ata shihen duke qeshur e duke u argëtuar në shoqërinë e të bijave.
Vajzat i kanë bërë bashkë edhe një herë prindërit e tyre duke i bërë të ndihen, qoftë edhe për disa orë, si një familje e lumtur.