Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja 8 rivalitetet më të mëdha në futboll, midis tyre edhe Shqipëri-Serbi

2016/04/30 at 9:47 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ja 8 rivalitetet më të mëdha në futboll, midis tyre edhe Shqipëri-Serbi

1. Angli vs Skoci


Hera e parë që të dyja kombëtaret janë përballur me njëra tjetrën daton më 30 nëntor të vitit 1872. Ndeshja e luajtur në Glasgow përfundoi në barazim 0-0. Edhe pas 111 përballjeve pasardhëse rivaliteti midis dy kombëtareve të Gadishullit Britanik vazhdon të jetë i lartë. Ndër përballjet më të spikatura është edhe fitorja 3-2 e Skocisë në Wembley në vitin 1967, vetem një vit pasi kombëtarja e “Tre Luanëve” ishte shpallu kampion bote, ashtu si edhe fitorja 2-1 e skocezëve një dekadë më pas, ku tifozeria mike shkuli portat nga fusha e blertë. Në vitet 90-të Anglia ishte superiore për sa i përket përballjeve direkte me fqinjët, duke fituar 2-0 në Euro 96 dhe në përballjen e “Play-Off”-it në Euro 2000. Aktualisht bilanci midis dy kombëtareve anon nga kombëtarja angleze, e cila ka fituar 47 ndeshje kundrejt 41 sukseseve të Skocisë.

2.Brazil vs Argjentinë

Dy kolosët e futbollit botëror janë përballur mbi 100 herë ndaj njëra tjetrës dhe i vewtmi skenar që mungon është një finale e Kupës së Botës midis tyre. Megjithatë dy ekipet amerkano-jugore janë përballur rregullisht në të gjitha fazat e veprimtarive ndërkombëtare ku gjithmonë rivaliteti ka qenë i lartë. Kur luajtën përballë njëra tjetrës në botërorin e Italia 1990, në një ndeshje të fituar nga kombëtarja “albiçeleste” falë një goli të Claudio Caniggia-s, qarkulluan zëra se mbrojtësi brazilian Branco ishte droguar pasi kishte pirë nga një shishe ujë të përzierë me qetësues.

“Nuk po them që nuk ka ndodhur”, –  deklaroi trajneri i atëhershëm i Argjentinës, Carlos Bilardo. Pavarësisht deklaratës së tij, nuk u provua kurrë akuza e kombëtares së “selecaos” mbi ndeshjen që u quajt ndeshja e “Ujit të Bekuar”. Diego Maradona ishte i pranishëm gjatë asaj ndeshjeje, ashtu siç kishte qenë edhe në vitin 1982 në botërorin e Spanjës, ku u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë ndaj brazilianit Joao Batista. Në përballjet midis këtyre dy kombëtareve janë regjistruar shpesh sfida emocionuese ku nuk kanë munguar golat. Argjentina fitoi 4-3 një miqësore (nëse mund të quhet e tillë) në 2012-n, megjithatë është Brazili ai që ka avantazh në përballjet direkte mes tyre, teksa “selecao” ka arritur të fitojë 43 ndeshje kundrejt 38 fitoreve të argjentinasve.

3.Serbia vs Shqipëria

Përballja e parë mes dy kombëtareve ishte pikërisht ajo e tetorit të vitit 2014-të, në Beograd dhe pas ndodhive të asaj nate në stadiumin e Partizanit të Beogradit ka shumë mundësi të jetë e fundit. Pretendimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës, popullsia e së cilës është shqiptare është edhe arsyeja e antipatisë reciproke midis dy kombeve. Megjithatë, askush nuk e kishte parashikuar që Ismail Morina, një emigrant shqiptar që banonte në Itali do të arrinte të pilotonte një dron mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit teksa fshihej në oborrin e një kishe. Një dron i cili do të mbante një flamur me mbishkrimin “Autochtonous” dhe hartën e Shqipërisë Etnike ku përfshihej edhe Kosova. Më pas situata doli jashtë kontrollit teksa dhuna shpërtheu në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Pas ndërprerjes së ndeshjes, Shqipërisë iu dha fitorja 0-3 në tavolinë, çka kontribuoi edhe në kualifikimin historik për në fazën finale të Euro 2016-s. Frika e përsëritjeve të trazirave në ndeshjen e kthimit bëri që shteti shqiptar të merrte masa të forta sigurie në ndeshjen që u luajt në Elbasan, një vit më pas. Serbia arriti të fitonte 0-2, por vështirë se UEFA dhe FIFA do të lejojnë në të ardhmen një përballje midis këtyre dy kombëtareve.

4.Japonia vs Korea e Jugut

Mosmarrëveshjet rajonale midis dy shteteve aziatike u pasqyruan edhe në fushën e blertë. Sundimi kolonial i Japonisë mbi Kore midis viteve 1910 dhe 1935 solli edhe krijimin eventual të Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Tensionet midis dy shteteve ishin aq të lartë sa që në vitin 1954, kombëtarja e Japonisë nuk u lejua që të hynte në Korenë e Veriut për të luajtur një ndeshje eliminatore të botërorit, çka bëri që të dy ndeshjet të luheshin në Tokyo me koreanët që arritën të fitonin të dy përballjet. Akoma më e famshme “Mrekullia e Doha-s”, (ose “Agonia e Doha-s” për japonezët), kur një gol I Irakut në minutat e fundit bëri që Korea e Jugut ti zinte vendin Japonisë në fazën finale të USA 94.

japoniii

5.Egjipti vs Algjeria

“Ishte një betejë, jo një ndeshje futbolli”, – deklaroi sulmuesi algjerian Ayman Younes pasi ekipi i tij humbi ndaj rivalëve historikë në eliminatoret e botërorit Italia 90 në Kairo. Dhe është pikërisht ky përkufizimi i saktë kur dy ekipet afrikane, të ndara gjeografikisht nga Libia, përballen me njëra tjetrën. Egjipti dhe Algjeria janë përballur disa herë në fazat eliminatore të veprimtarive ndërkombëtare, me Algjerinë që arriti të fitonte 3-1 në ndeshjen e parë, teksa egjiptianët arritën të fitonin 2-0 në ndeshjen e kthimit. Algjerianët u shokuan nga mënyra se si u pritën në Egjipt teksa autobusi që transportonte ekipin u godit me gurë duke plagosur tri lojtarë dhe disa zyrtarë të federatës. Fatmirësisht kjo ndodhi nuk u përsërit në përballjen e fundit midis dy ekipeve në Sudan, ku Algjeria arriti të fitonte minimalisht 1-0.

6.Gjermani vs Hollandë

Kjo është padyshim një prej rivaliteteve më të spikatura të Europës. Pështymja e Frank Rijkaard drejt Rudi Voller në botërorin e Italia 90 është një imazh i paharrueshëm, edhe pse dy legjendat janë shfaqur vite më pas në një spot publicitar së bashku. Edhe pse dy kombëtaret janë përballur vetëm 40 herë që nga viti 1910, rivaliteti midis tyre ka lidhje me periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ku Gjermania pushtoi Hollandën. Në përballjen më të famshme midis dy ekipeve, Hollanda e Johan Cruyff, Johan Neeskens, Rob Rensenbrink dhe Ruud Krol u mposht 2-1 nga Gjermania e frymçëzuar nga Gerd Muller.

7.Honduras vs El Salvador

Pavarësisht faktit që arriti të fitonte 3-2, El Salvador ngriu marrëdhëniet diplomatike me Hondurasin një ditë pas përballjes së kombëtareve të futbollit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e botërorit të 1970-s dhe brenda dy javësh ata e  pushtuan fqinjin e Amerikës Qendrore. Aq bujë bëri kjo ndeshje dhe situata politike që vijoi pas saj, sa që është e habitshme se si dy kombëtaret janë përballur edhe 50 herë të tjera pas atij incidenti. Gjashtë ditë luftë shënuan edhe një bilanc tragjik prej 1000 viktimash, çka bëri që sporti të dukej totalisht pa kurrëfarë kuptimi.

8.SHBA vs Meksikë

Ky rivalitet nuk ka shumë nevojë për prezantim. Meksika ka fituar 36 përballje kundrejt 21 sukseseve të SHBA-së. Pasi fituan ndeshjen e parë në botërorin e 1930-s, SHBA-ka humbi 22 nga 25 ndeshjet pasardhëse dhe arriti të regjistronte suksesin e dytë vetëm në vitin 1979. Në miqësoren e 1975-s, Meksika arriti të shënonte edhe fitoren më të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara, 8-0 në miqësoren e luajtur në Dallas. Edhe një prej figurave më të njohura të futbollit amerikan, Landon Donovan u vu në qendër të këtij rivaliteti, teksa u pa të urinonte në fushën ku do të luante Meksika gjatë eliminatoreve të lojrave Olimpike të 2004-s. Pavarësisht këtij fakti Donovan duket se arriti “ta zbuste” disi imazhin e tij duke u bërë pjesë e një spoti publicitar meksikan në vitin 2010.



Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
Pakoja më e çuditshme në Fedex nga Shqipëria, çorape leshi dhe …

Pakoja më e çuditshme në Fedex nga Shqipëria, çorape leshi dhe ...

Legjionarët Kuq e Zi/ Amir Abrashi dhe Frejburgu ngjiten në Bundesligën 1

Legjionarët Kuq e Zi/ Amir Abrashi dhe Frejburgu ngjiten në Bundesligën 1

Anjeza Branka: Edhe unë i kam bërë ….

Anjeza Branka: Edhe unë i kam bërë ....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com