Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja 7 mënyrat se si të shmangni piratimin e kompjuterit tuaj

2016/04/30 at 12:35 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja 7 mënyrat se si të shmangni piratimin e kompjuterit tuaj

Teknikisht, çdo gjë që lidhet me internetin mund të piratohet. Por ka disa gjëra që mund të bëni për të mbrojtur veten dhe të dhënat tuaja nga sulmet e hakerëve. Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i shmangeni rrezikut të vjedhjes së dokumenteve tuaja.

Dyshoni te emailet

Shumë sulme kibernetike bëhen përmes fushatave të thjeshta të email­eve të infektuara. Posta elektronike është një platformë e mrekullueshme e komunikimit, sepse ju mund të çoni çdo gjë te kushdo, por mund të jetë një rrezik i madh sigurie. Zakonisht kjo bëhet duke u çuar viktimave email­e që i çojnë në faqe të rreme interneti me kërkesën për të përditësuar informacionin e tyre personal.Mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimin është të siguroheni se dërguesi është ai që ju mendoni. Kontrolloni adresën e email­it për të parë nëse përputhet me atë që kishit menduar. Jini shumë të vëmendshëm për të kontrolluar edhe adresën IP të dërguesit.

Kontrolloni lidhjet

Mesazhet e panjohura përmbajnë lidhje me uebsajte të panjohura. Hyrja në një prej këtyre uebsajteve të panjohur mund të sjellë pasoja të padëshiruara. Ai mund të imitojë faqe që ju i besoni dhe ju bën kështu pré të lehtë. Ose mund të jetë i pasigurt dhe t’ju infektojë ndonjë virus. Nëse josheni të klikoni në një prej lidhjeve, më mirë ta dini se ku po ju çon. Mënyra më e mirë është ta kopjoni dhe ta hidhni lidhjen në një shfletues të ri për të parë se çfarë sajti është. Ato që janë të enkriptuara, janë më të sigurtat për t’u vizituar. E dini se është e sigurt nëse shihni HTTP në URL dhe një ikonë dryni.

Mos i hapni bashkëngjitjet

Një rregull i mirë për t’u ndjekur është të mos i hapni kurrë dokumentet e atashuara ose të bashkëngjitura nëse nuk jeni të sigurt se nga vijnë. Një nga mënyrat më të thjeshta për hakerët është të shkarkojnë kode virusesh në kompjuterin e viktimës, duke dërguar email­e me dokumente të infektuara.

Përdorni verifikimin me dy faktorë

Teksa kompanitë e mëdha piratohen, fjalëkalimet tuaja kanë shumë gjasa të shpërndahen te të tjerët. Sapo hakerët marrin fjalëkalimet, ata përpiqen të kuptojnë se cilat llogari personale mund të depërtojnë me të dhënat e vjedhura.  Verifikimi me dy faktorë, që përdor jo vetëm fjalëkalimin, por edhe një konfirmim nga celulari, është mënyra më e mirë për të ndaluar sulmet dhe për të ruajtur fjalëkalimet tuaja. Shumë kompani po e bëjnë këtë standard për të hyrë në faqet e tyre.Edhe nëse hakerët vjedhin të dhënat nga një kompani, ata nuk do të mund t’i përdornin nëse nuk kanë një send të tyrin personal, si për shembull një telefon. Nëse e keni këtë mundësi, jini të zgjuar dhe zbatojeni.

Përdorni fjalëkalime të vështira

Kjo mund të jetë këshilla më e hamendësueshme. Një fjalëkalim i vështirë përfshin shkronja të mëdha, të vogla, numra, shenja pikësimi dhe simbole. Mos e bëni fjalëkalimin një referencë personale dhe mos ruani një listë në një dokument.Më e rëndësishmja, mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për shumë llogari. Ka disa mjete të mira që mund t’ju ruajnë me siguri fjalëkalimet. Gjithashtu, duhet ta ndryshoni fjalëkalimin shpesh, më së tepërmi atë të email­it dhe bankës.

Kujdes nga ‘reja’

Ka një rregull të artë, nëse nuk doni që njerëzit të gjejnë informacionet tuaja, mos i shpërndani. Kjo përfshin edhe ruajtjen cloud ose renë. Pavarësisht se sa e sigurt është një platformë, kini parasysh se po ia jepni dikujt tjetër ta ruajë sekretin tuaj. Edhe pse është në interes të kompanisë ta ruajë atë, shumë ekspertë të privatësisë thonë se çfarë hyn në internet ka gjasa të publikohet në internet.

Mos i shpërndani dokumentet në Wi­Fi

Po mendoni të bëni një blerje apo të kontrolloni një llogari ndërsa jeni ulur në një kafene? Mund të kini parasysh se kjo do menduar dy herë, pasi nuk jeni të qartë se sa e fortë mund të jetë siguria.E njëjta gjë ndodh për hotelet dhe qendrat e konferencave. Kërkuesit e sigurisë sapo kanë zbuluar se pikat e shpërndarjes së internetit nëpërmjet Wi­Fi mund të hyjnë në të dhënat tuaja dhe nuk ka asnjë mënyrë si ta kuptoni.Nëse duhet të hyni me patjetër në këto rrjete, atëherë përdorni mjete si rrjetet virtuale private (VPN), që enkriptojnë trafikun që rrjeti Wi­Fi të mos e shohë se çfarë po bëni. Më e mira do të ishte të shpërndanit internet nga celulari juaj.

Ju sugjerojmë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah
Sport

Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah

31 Janar, 2026 2:21 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave
Politikë

Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

31 Janar, 2026 2:12 pm
Pazaret e  Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video
Aktualitet

Pazaret e Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video

31 Janar, 2026 12:55 pm
Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme
Kryesore

Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme

31 Janar, 2026 12:48 pm
Para
Basha: do t’u paguajmë energjinë deri në 200 Kw dhe faturën e ujit

Basha: do t’u paguajmë energjinë deri në 200 Kw dhe faturën e ujit

Ndihma ekonomike, pagesë të plotë familjeve në nevojë

Në Shqipëri mungon krahu punëtor,por në panair pati mbi 11 mijë aplikime

Viola me të dashur të pasur, kthehet në ekran pas 6 muaj pushime luksoze

Viola me të dashur të pasur, kthehet në ekran pas 6 muaj pushime luksoze

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
31 Janar, 2026

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund...

Lexo më shumë

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
31 Janar, 2026

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave. Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një...

Lexo më shumë

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
31 Janar, 2026

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com