Belgu radikal Abdelhamid Abaaoud mendohet të jetë truri i sulmeve në Paris. Mediat vendase kanë bërë të ditur se ai ka qenë i përfshirë në një sërë sulmesh të planifikuara në Belgjikë, por pa ja dalë mbanë, pasi është pikasur nga policia.
27-vjeçari ka kombësi belge, por jeton në Siri dhe është një ndër operatorët më aktivë, sipas shërbimeve sekrete franceze. “Mendohet se ai është truri i sulmeve”, ka deklaruar një burim për Reuters.